Terça-feira, 22/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Më ka porositur i dashuri im

Më ka porositur i dashuri im

Ebu Dherr RadijAllahu anhu tregon se :

Më ka porositur i dashuri im – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – me disa cilësi të mira:

Më ka porositur që të mos shikoj tek ata që janë sipër meje, por të shikoj tek ata që janë poshtë meje!

Më ka porositur që t’i dua të varfrit dhe të jem i drejtë me ta!

Më ka porositur të ruaj lidhjet farefisnore, edhe nëse farefisi ta kthen shpinën.

Më ka porositur që të mos i frikësohem qortimit të qortuesve kur jam në rrugë të Allahut!

Më ka porositur që ta them të vërtetën edhe nëse është e hidhur!

Më ka porositur që ta them më shpesh fjalën ‘La haule ue la kuuete il-la bil-Lah’ (Nuk ka lëvizje për njeriun nga një gjendje në një gjendje tjetër, dhe as forcë për të, vetëm se me Lejen e Allahut), pasi ajo është thesar prej thesareve të Xhennetit.”

[Sahih Meuarid Edh-dham’an lil-Albani, nr. 1712,  Hadithi është i saktë]

(Visited 133 times, 1 visits today)
Top