Domingo, 20/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Me intereson diç ma tepër rreth komentit të ëndërrave në Islam

Me intereson diç ma tepër rreth komentit të ëndërrave në Islam

Pyetje:

Me intereson diç ma tepër rreth komentit të ëndërrave në islam. E kam librin e Ibën Sirinit, mbi komentin e ëndërrave, por më intereson diç më tepër rreth kësaj teme.

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut.

Biseda rreth ëndërrës mund të përmblidhet në këto pika:

1- Ëndërr e vërtetë: Kjo është një pjesë e pejgamberllëkut, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ëndërra e vërtetë është një pjesë prej katërdhjetë e gjashtë pjesëve të pejgamberllëkut” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Pastaj ëndërra është fillimi i shpalljes. Shiko: Sahihul Buhari nr.3 dhe Sahihul Muslim nr. 231.

2- Vërtetësia e ëndërrës varet nga vërtetësia e atij që e ka parë ëndërrën, kurse njeriu me ëndërra më të vërteta është ai që flet më së shumti drejt, siç transmeton Imam Muslimi në sahihun e tij.

3- Aq sa më tepër që i afrohemi ahër zamanit (kohës para kijametit) aq më të vogla janë shansat e mosrealizimit të ëndërrave, siç na ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kjo ndodhë nga shkaku i largimit nga koha e Pejgamberllëkut dhe nga gjurmët e saja, andaj ëndërrat për besimtarët janë një lloj kompenzimi ku përgëzohen, u jepet durim, ose nxiten të përqëndrojnë në fe (shiko: Buhari, nr. 6499 dhe Muslim, nr. 4200).

4- Ëndërrat janë tre llojesh nga All-llahu, nga vetveteja dhe nga shejtani. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ëndërra është tre llojesh: ëndërr nga All-llahu, ëndërr mërzie nga shejtani dhe ëndërr nga ajo që njeriu ka menduar gjatë ditës, e të njëjtën e sheh në ëndërr” (Buhariu dhe Muslimi).

5- Ëndërra e pejgamberëve është shpallje dhe është e mbrojtur nga shejtani. Në këtë mendim janë të pajtuar të gjithë dijetarët e ummetit. Kjo ishte shkak që e shtyri Ibrahimin [alejhis-selam] ta realizojë urdhërin e All-llahut për ta therë djalin e tij Ismailin, gjë të cilën e pa në ëndërr.

6- Sa u përket ëndërrave të njerëzve tjerë, ato i eksponohen shpalljes së qartë; nëse përputhet me shpallje veprohet sipas asaj ëndërre, përndryshe jo. Kjo është një çështje shumë e rezikshme, ngase shumë bidatçi, qofshin ata sufi ose tjerë, kanë devijuar shkaku i kësaj gjëje.

7- Ai që dëshiron që ëndërra e tij të jetë e vërtetë, le të mundohet maksimalisht të jetë i drejtë, të hajë nga hallalli, t’i realizojë urdhërat e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe të largohet nga ndalesat, të flejë me pastërti të plotë, i kthyer nga kibleja, duke përmendur All-llahun derisa t’i vjen gjumi. Ëndërra e këtij njeriu në përgjithësi do të jetë e vërtetë.

8- Ëndërra më e vërtetë është ëndërra që shihet para agimit të mëngjesit, sepse është koha kur All-llahu zbret në qiellin e parë të dunjasë, afrohet mëshira dhe falja, kurse qetësohet lëvizja e djajve. E kundërt me këtë është ëndërra e mbrëmjes, atëherë kur përhapen shejtanët dhe shpirtërat e këqinj (Shiko më gjërësisht rreth kësaj në librin “Medarixhus-salikin”, 1/50-51).

9- Hafidh ibën Haxheri [rahimehull-llah] thotë se të gjitha ëndërrat ndahen në dy grupe:

– Ëndërr e vërtetë – këto janë ëndërrat e pejgamberëve dhe burrave të mirë që i pasojnë pejgamberët. Këto ëndërra u ndodhin edhe të tjerëve, mirëpo shumë rrallë. (Siç ishte ëndërra e mbretit jobesimtar, të cilën e komentoi Jusufi [alejhis-selam]). Ëndërr e vërtetë është ajo ëndërr që ndodhë në realitet ashtu siç është parë në ëndërr.

– Ëndërra të përziera, të cilat nuk japin të kuptosh gjë. Këto janë disa lloje:

Një: lojëra të shjetanit për ta mërzitur njeriun që e sheh këtë ëndërr; sikur sheh ëndërr duke iu këputur koka, ose sheh ëndërr se ka rënë në humnerë dhe s’ka kush t’i ndihmojë, etj.

Dy: të sheh në ëndërr se disa melek e urdhërojnë të bëjë ndonjë gjë që është e ndaluar ose është e pamundur, etj.

Tre: të sheh në ëndërr gjëra për të cilat mendon gjatë ditës ose shpreson t’i ketë, e të njejtat i sheh në ëndërr. Në këtë lloj hynë edhe ato ëndërra në të cilat ndodhin ato gjëra që i kanë ndodhur këtij njeriu gjatë ditës ose që përputhen me natyrën e tij. Këto ëndërra zakonisht flasin për të ardhmen, e shumë herë për të tashmen, kurse rrallë herë për të kaluarën (shiko: “Fethul-Bari”, 12/ 352-354).

10- Ebu Seid el-Hudriu [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse ndokush prej jush sheh ëndërr që e pëlqen, le ta dijë se është prej All-llahut, le ta falënderojë për këtë All-llahun dhe le t’ua tregojë tjerëve, e nëse sheh ëndërr që nuk i pëlqen, le ta dijë se është prej shejtanit, le të kërkojë strehim nga sherri i saj dhe mos t’ia përmend askujt, sepse aspak nuk mundet ta dëmtojë” (Buhariu dhe Muslimi).

Ebu Katadeja [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ëndërra e mirë është prej All-llahut, kurse e keqja është prej shejtanit. Andaj ai që sheh ëndërr që nuk i pëlqen, le të pshtyjë në të majtë tre herë dhe le të kërkojë strehim kundër shejtanit, sepse kjo aspak nuk mundet ta dëmtojë” (Muslimi).

Ibën Haxheri [rahimehull-llah] thotë: “Rezymeja e asaj që u përmend rreth ëndërrave të mira, përmbledhet në tre gjëra: Ta falënderojë All-llahun, të përgëzohet me të dhe t’ia tregojë atij që e don, e jo atij që s’e don. Kurse rezymeja e asaj që u përmend rreth ëndërrave të këqija përmbledhet në katër gjera: Të strehohet në All-llahun nga sherri i saj, të strehohet në All-llahun nga sherri i shejtanit, të pshtyjëë në të majtë tre herë kur të zgjohet dhe mos t’ia tregojë askujt. Kurse në sahihul-Buhari përmendet edhe vepra e pestë: Të ngritet të falë namaz. E në Sahihul-Muslim, vepra e gjashtë: Ta ndërrojë krahun në të cilin ka fjetur (shiko: “Fethul-Bari”, 12/370).

11- Sipas haditheve që flasin rreth ëndërrave dhe kujt duhet treguar e kujt jo, del në shesh se ëndërra i tregohet: atij që e do, atij që është mendjeprehtë, atij që jep këshilla dhe dijetarit. Kadi Ebu Bekër ibën Arabi thotë: “Ëndërrat i tregohen dijetarit, sepse ai i komenton sa të ketë mundësi për të mirë, kurse këshilluesi, e udhëzon në të dobishmen dhe atë që i ndihmon në te, kurse mendjeprehti ia komenton ëndërrat që duhet komentuar ose hesht, kurse i dashuri nëse e di se komenti i kësaj ëndërre është për të mirë ia tregon, e nëse nuk e di ose dyshon në komentin e asaj ëndërre, hesht” (shiko: “Fethul-Bari”, 12/ 369).

12- Imam Begaviu [rahimehull-llah] thotë: “Dije se komenti i ëndërrës është i llojllojshëm: mund të komentohet duke u bazuar në Kur’an, ose në Sunnet, ose në shembujt e përhapur mes njerëzve. Komenti i ëndërrave mund të bëhet në bazë të emrave, të kuptimeve ose në bazë të të kundërtës (Shiko “Sherhus-Sunneh”, 12/ 220). Në vazhdim i dha disa shembuj:

– koment i ëndërrës duke u bazuar në Kur’an: litari ka kuptimin e marrëveshjes, duke u bazuar në ajetin: “kapuni për litarin e All-llahut…”.

– koment i ëndërrës duke u bazuar në Sunnet: korbi aludon në njeri të prishur, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka quajtur korbin të prishur.

– koment me shembuj: gropa komentohet me kurthë, sepse fjala e urtë thotë: kush i bën gropë ndokujt mund të bjerë vet në atë gropë.

– koment duke u bazuar në emra: nëse sheh në ëndërr njeri i cili quhet Rashid, komentohet me udhëzim.

– koment duke u bazuar në të kundërtën: frika komentohet me siguri, duke u bazuar në ajetin “..do tua zëvendëson frikën me suguri…”.

13- Sa i përket librit të Ibën Sirinit “Komenti i ëndërrave”, ky libër nuk është i tij. Shumica e dijetarëve kanë thënë se i është mveshur, andaj nuk duhet të pohojmë në mënyrë të prerë se ky libër është i këtij Imami. All-llahu e di më së miri.

(Visited 101 times, 1 visits today)
Top