Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Suneti për një dietë të shëndetshme Në Musned e gjetkë shënohet se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Nuk mbush njeriu enë më të keqe se barku i tij. I mjaftojnë birit të Ademit disa kafshata për të mbajtur veten. Nëse patjetër duhet të hajë (më shumë), le të lërë një të tretën e barkut për ushqimin, […]
Suneti për një dietë të shëndetshme Në Musned e gjetkë shënohet se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Nuk mbush njeriu enë më të keqe se barku i tij. I mjaftojnë birit të Ademit disa kafshata për të mbajtur veten. Nëse patjetër duhet të hajë (më shumë), le të lërë një të tretën e barkut për ushqimin, […]
Mbushja plot e barkut dëmton trupin dhe shpirtin

Suneti për një dietë të shëndetshme
Në Musned e gjetkë shënohet se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Nuk mbush njeriu enë më të keqe se barku i tij. I mjaftojnë birit të Ademit disa kafshata për të mbajtur veten. Nëse patjetër duhet të hajë (më shumë), le të lërë një të tretën e barkut për ushqimin, një të tretën për pijen dhe një të tretën për frymëmarrjen.”1 Sëmundjet fizike prekin dhe dëmtojnë trupin, madje çrregullojnë edhe funksionimin normal të tij, për shkak të pranisë me tepri të një substance të dëmshme. Shumica e sëmundjeve janë të tilla. Shkak i tyre është ngrënia e tepërt, mbi nevojën që ka trupi për ushqim, ose konsumimi i ushqimeve me dobi të pakët ushqyese dhe të vështira në tretje, ose konsumimi i ushqimeve që kanë një përzierje të ndërlikuar. Nëse njeriu e mbush barkun me të tilla ushqime, dhe kjo është kryesisht gjendja e vazhdueshme e tij, ai kërcënohet nga sëmundje të ndryshme. Prej këtyre, ka sëmundje që shërohen dhe kalojnë shpejt. Por ka edhe prej tyre të cilat e vonojnë shërimin. Nëse njeriu tregohet i kujdesshëm në ushqim, duke konsumuar vetëm aq sa ka nevojë dhe duke përzgjedhur një dietë të mirë në masë dhe cilësi, pa dyshim ai do të përfitojë më shumë sesa po të konsumojë në sasi të madhe.
Ushqimi që ne hamë mund të jetë i domosdoshëm, i mjaftueshëm ose i tepërt. Pejgamberi (s.a.u.s.) ka mësuar se birit të Ademit i mjaftojnë disa kafshata për ta mbajtur gjallë, që të mos dobësohet dhe të mos humbasë fuqinë. Nëse patjetër i duhet të kalojë këtë masë, le të hajë aq sa t‟i mbushet një e treta e barkut; një të tretën tjetër ta lërë për pijen dhe një të tretën për frymëmarrjen. Kjo dietë e mrekullueshme është më e dobishmja për shpirtin dhe trupin. Nëse barku mbushet plot, në të nuk mbetet vend për pijen. Nëse futet edhe pija, ai ngushton frymëmarrjen, aq sa njeriu lodhet dhe gulçon nga pesha e ushqimit, ashtu sikurse gulçon ai që mbart pesha të rënda. Por, përveç kësaj, ai dëmton edhe zemrën e tij (shpirtin), gjymtyrët i dembelosen, prandaj nuk dëshirojnë të bëjnë adhurime dhe t‟i binden Zotit. Me një dietë të rënduar dhe të tepruar, ai është i prirur drejt epsheve të forta.
Mbushja plot e barkut dëmton trupin dhe shpirtin, nëse kjo ndodh në mënyrë të vazhdueshme apo në të shumtën e rasteve. Nëse ndodh rrallë, atëherë nuk është shqetësuese dhe nuk dëmton. Ebu Hurejra, në prani të Profetit (s.a.u.s.), ka pirë aq shumë qumësht njëherë, sa tha: “Betohem në Atë që të dërgoi ty si Profet me të vërtetën e sigurt, se nuk kam ku ta fus më (qumështin)!”1 Edhe sahabët, në prani të tij, kanë ngrënë derisa janë ngopur.
Tejngopja e dobëson fuqinë trupore, edhe pse e fryn trupin dhe e shëndosh atë. Fuqia trupore shtohet veçse nëpërmjet ushqimeve të dobishme, dhe jo nga masa e ushqimit që fut në trup. Trupi i njeriut përbëhet nga tre elemente bazë: uji, të ngurtat (dheu) dhe ajri.2 Kjo është arsyeja përse Pejgamberi (s.a.u.s.) i ka dhënë secilit element vendin e duhur në trup.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
August 19, 2017 / By M.I Analizat shkencore vërtetojnë se Guri i Zi ne Qabe është nga Xhenneti
August 19, 2017 / By M.I Vazelina, një krem që bën çudira për ju!
August 20, 2017 / By M.I 10 përdorime mahnitëse të pastës së dhëmbëve që nuk i keni ditur më parë
August 21, 2017 / By M.I Shpirtrat janë si ushtarët e rekrutuar…
August 21, 2017 / By M.I Antimoni (Ithmid)
August 22, 2017 / By M.I Disa këshilla të jetës së përditshme
August 22, 2017 / By M.I Zemra-vendi i së keqes dhe i së mirës