Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MBRETI TË CILIN E TRADHTUAN GRATË

MBRETI TË CILIN E TRADHTUAN GRATË

Një mbret kishte katër gra. Gruan e fundit e donte më shumë se gratë tjera. Ia plotësonte çdo dëshirë. Kujdesej maksimalisht për të. Gruas së tretë, ndonëse e donte, nuk i besonte shumë. Kishte frikë mos po e tradhtonte. Gruaja e dytë ishte e mirë dhe mbreti gjente ngushëllimin dhe prehjen shpirtërore tek ajo sa herë që i ndodhte ndonjë problem. Ndërsa gruaja e parë, e cila, me gjithë që kishte kohë të gjatë me të, nuk gëzonte ndonjë respekt prej tij. E kishte lënë anash. Nuk interesohej fare për të. Ishte rraskapitur e tharë nga vetmia dhe anashkalimi.

Koha kalonte kështu derisa mbreti një ditë u sëmur rëndë. Pa se po vdiste. Ishte shumë xheloz. Mendoi se pas vdekjes gratë e tij do të martoheshin me të tjerë andaj kërkoi prej grave të shoqërojnë në varr. Iu drejtua gruas së fundit, të cilën e donte më së shumti. A do të më shoqërosh në varr? Jo- ia ktheu. Mbreti u prek shumë. Nuk e kishte menduar kurrë një përgjigje të tillë. Ia kishte kushtuar dashurinë më të madhe. Kërkoi edhe nga gruaja e tretë, por përgjigja ishte negative. Gruaja e dytë po kështu mohoi ndërsa derisa vuante dhimbjen e këtyre përgjigjeve u dëgjua një zë nga larg: Unë vij me ty. Unë të shoqëroj! Ishte zëri i gruas së parë. Me mezi dëgjohej. Ishte zë i një gruaje të rraskapitur dhe të lodhur për shkak të anashkalimit nga burri. Atëherë mbreti u pendua. Si ia kam lejuar vetes sime të gaboj?! Përse të kam braktisur ty?! Dashurinë e vërtetë dhe interesimin e madh do të duhej ta kisha për ty. I mjeri unë!!!

Tregimi nuk mbaron këtu.

Do ta zbulojmë edhe identitetin e protagonistëve.

Ne të gjithë jemi pjesë e këtij tregimi.

Mbreti jemi ne, njerëzit,ndërsa gratë janë trupi (gruaja e fundit), pasuria (gruaja e tretë), fëmijët dhe familja (gruaja e dytë) dhe vepra e mirë (gruaja e parë).

Trupi ynë, epshet dhe kënaqësitë, me të vdekur, mbarojnë. Ato nuk na shoqërojnë në varr. Pasuria, ndonëse japim shumëçka nga vetja jonë për të, nuk na shoqëron në varr. Familja, tek të cilët kemi gjetur ngushëllimin dhe përkrahjen, megjithatë nuk vijnë me ne. E ajo që vjen është vepra e mirë, për të cilën shumë pak bëjmë.

Përshtati në shqip:

SEDAT ISLAMI

(Visited 188 times, 1 visits today)
Top