Terça-feira, 22/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MBRETI DHE DJALOSHI BESIMTAR !

MBRETI DHE DJALOSHI BESIMTAR !

MBRETI DHE DJALOSHI BESIMTAR !

Mbreti rrinte i ulur në fronin e vet i kapardisur si kën­des, ndërsa shkëndijat dilnin nga sytë e tij. Ushta­rët dri­dheshin prej tij nga frika, sepse kish­te ze­mër të for­të si guri, madje më të fortë dhe më të ash­për se guri.

Mbreti e lëvizi kokën si shenjë se magjistari mund të paraqitej para tij. Magjistari hyri i për­ku­lur dhe me kokë të ulur, u ndal para mbretit dhe tha: “Fa­lën­de­roj zotëriun tim që më le­joi të paraqitem para tij. Zotëri, kam ardhur t’ju them se jam plakur dhe se fuqia më ka lëshuar. Kam frikë se, kur të vdes, edhe magjia ime do të vde­së së bashku me mua. Urdhë­ro­ni, zotëri, që të gjendet ndonjë djalosh i zgjuar të cilit do t’ia ki­sha mësuar mjeshtërinë e magjisë!”

Mbreti tha: “Të faleminderit ty, o magjistar! Tërë jetën e ke shpenzuar në shërbimin tim! Ke qe­në besnik dhe i sinqertë, ndaj do ta plotësoj dëshirën tënde!” Mbreti urdhëroi që të plo­të­sohet dëshira e magjistarit. U zgjodh një dja­losh i zgjuar dhe me fy­ty­rë të bukur, të ­qe­shur, një djalosh shpirtmirë dhe mendjemprehtë.

Magjistari, pas një vështrimi të shkurtër, me­një­herë erdhi në përfundim se ky djalë është një thesar i paçmueshëm. Pastaj tha: “Mirë paskan zgje­dhur. Po shoh se je i mençur, i qetë dhe i zgjuar. Shpresoj se nuk mashtrohem!”

Kështu, djaloshi filloi të vinte çdo ditë te ma­gjis­­tari, që të mësonte prej tij bazat e magjisë, por nuk e bënte këtë dhe me dëshirë. Nuk e donte një profesion të këtillë, por çfarë të bën­te! Ky ishte urdhër i mbretit të ashpër dhe të pamëshirshëm, ndaj nuk kishte mundësi ta kun­dër­shtonte atë.

Një ditë, derisa po shkonte te magjstari, di­kush e thirri pas si me turp. Ishte ky një kryeprift që jetonte i vetmuar në një banesë, e që dëshiro-nte ta njoftonte djaloshin me të vërtetën dhe fenë e Allahut. Djaloshi pranoi të takohej me të dhe e hapi zemrën para mësimeve dhe këshi­llave të tij qëllimmira. I vinte mirë ta dëgjonte bu­kurinë e fjalëve dhe men­djen e gjerë të këtij njeriu të devotshëm. Dhe kështu, djaloshi çdo

ditë kthehej në këtë shtëpi të mirësisë që të mësonte urtësinë, në mënyrë që të nxirrte nga ajo ç’është e mirë për këtë botë dhe të kursente diçka për botën tjetër dhe për tërë njerëzit. Për këtë nuk i tregonte asgjë magjistarit, që të mos e gjente ndo­një e keqe. Edhe ai njeri i devotshëm e kishte kë­shi­lluar që për këtë të mos i fliste askujt, gjer­sa Allahu t’i urdhërojë diçka tjetër. Dhe mirë kish­te vepruar!

Pas një kohe, djaloshi filloi të mendonte dhe të bren­gosej gjithnjë e më shumë. Deri kur do të frikësohej nga oborri mbretëror, nga magjistari dhe padrej­tësia?! Si të largohej nga magjistari për­gjithmonë? Një ditë, pa shumë nje­rëz të cilëve ua kishte zënë rrugën diçka. Çfarë po ndodhte atje?

U afrua dhe pa një kafshë të frikshme që ua kishte zënë rrugën. Të gjithë ishin të frikë­suar. Djaloshi mori një gur, e ngriti dhe tha: “O Zot, nëse te Ti është më e dashur ajo që bën kryeprifti sesa ajo që bën magjistari, vrite këtë kafshë!” E pastaj e gjuajti atë me gur, e qëlloi dhe kafsha ra e vdekur në tokë. Njerëzit u habitën me atë që bëri, ndaj fi­llu­an të tubohen rreth tij. Djaloshi shkoi tek krye­prifti për t’i treguar se çfarë kishte ndo­dhur. Ish­te mjaft i shqetësuar; zemra sikur donte t’i dil­te jashtë gjoksit.

Kryeprifti e qetësonte djaloshin duke i thënë: “O bir, ti je sot më i mirë se unë. Kam dëgjuar se çfarë ke bërë. Dije se Allahu është me ty! Be­sim­tari gjith­një është në sprovë. Ndoshta do të të gjejë ndonjë gjë e pakëndshme, por bëhu ze­mër­fortë dhe i durueshëm. E lus Allahun që të të ndihmojë në çdo gjë!”

Djaloshi gjithnjë e më shumë bëhej më i de­vot­­shëm, ndaj njerëzit e çmonin më shumë. Filloi, me ndih­mën e Allahut, t’i shërojë të verbr-it, të së­murit nga lebra dhe të sëmurët e tjerë.

Për të dëgjoi edhe njëri prej bashkëpunë-torëve dhe kë­shilltarëve të afërt të mbretit, i cili vazh­di­misht i bën­te shoqëri mbretit. Bleu dhura­ta të shumta të shtrenjta dhe shkoi te djaloshi. I tha: “Siç sheh, unë jam i verbër! Nëse më shëron, të gjitha këto gjëra të bukura do të bë­hen të tuat!”

Djaloshi u përgjigj: “Unë jam të gjithë ju, nuk mund ta shëroj askë. Ai që ju shëron ju dhe mua është Allahu xh.sh. Nëse beson në Allahun, i Lartësuar qoftë, unë do të lutem që të të shëro-jë!”

Atëherë këshilltari i mbretit deklaroi se Allahu ësh­të Një, i Vetëm, dhe menjëherë u shërua, prandaj u gëzua tej mase që Allahu xh.sh. e kish­te shëruar. Kur u shë­rua, u përul në shenjë fa­lënde­rimi ndaj Allahut xh.sh.

Ditën e dytë, ai njeri erdhi tek mbreti dhe u ul pra­në tij si zakonisht, kurse mbreti u habit kur pa se ky nuk ishte më i verbër. Mbreti e pyeti: “Kush ta ktheu shikimin?” E njeriu besimtar iu përgjigj: “Allahu, Zo­ti im i Lartësuar, Ai m’i ktheu sytë.” Mbreti u hidhërua dhe bërtiti: “Ti ke Zot tje­tër përveç meje? Më thuaj, kush të bindi se ekziston ndonjë zot përveç meje?”

Këshilltari, pas këmbënguljes së mbretit, pra­noi se këtë e kishte bërë djaloshi. Mbreti urdhëroi që ta sjellin djaloshin. Kur e prunë, e pyeti: “Më thuaj o bir, a thua magjia jote u bë aq e fortë saqë tani mund ta shërosh të verbrin, të sëmurin nga lebra dhe të bësh gjëra të tjera jo të zakonshme?”

Djaloshi iu përgjigj: “Unë nuk shëroj as­kënd, ndër­sa magjia nuk ka kurrfarë ndikimi në shërim. Askush përveç Allahut nuk i shëron njerëzit nga sëmundjet e tyre!”

Mbreti bërtiti: “Do të të mësoj ty se si duhet të si­llesh me zotëriun tënd! Unë jam zoti yt dhe nuk ka zot tjetër! Ndaj, duhet të më tregosh se kush ta ka helmuar mendjen dhe të ka mësuar të flasësh kështu!”

Mbreti urdhëroi që ta torturonin djaloshin de­risa pranoi se ai ishte kryeprifti. Mbreti frikësohej se nje­rë­zit do të fillonin të adhuronin tjetërkë, e jo atë, dhe kështu do ta humbte mbretërinë. Ndaj urdhëroi që menjëherë ta sillnin kryepriftin. Kur e sollën atë, mbreti filloi t’a kërcënonte duke i thënë: “Ti do të tho­të je kreu i turbullirave? A dëshiron që njerëzit të jenë të padëgjueshëm ndaj meje? A pretendon se ka Zot tjetër veç me­je? Largoje këtë ide. Në të kun­dër­tën të pret vdekja!” Kryeprifti i refuzoi kërcë­ni­met dhe tha: “Zoti im është Allahu, e ti nuk mund të më de­tyrosh me kërcënimet e tua që të largohem nga besimi im! Bë çfarë të duash!”

Nuk kaluan as disa minuta dhe mbreti kërkoi që t’i sjellin një shpatë që t’ia përgjysmojë kokën krye­priftit. Por, ai ishte i palëkundur në fe­në e vet dhe i refuzonte kërcënimet. Mbreti urdhëroi që t’i pre­het koka, gjë që u bë.

Atëherë mbreti iu drejtua këshilltarit të vet duke i thënë: “Me ty kam kaluar shumë kohë dhe ty të kam shok. Të këshilloj që ta lësh fenë tënde dhe të mbe­sim edhe më tej shokë!” Njeriu e re­fuzoi këtë. Edhe me atë u bë si me kryepriftin.

Mbreti pastaj urdhëroi që t’ia sjellin djaloshin, dhe tha: “Largohu, o djalosh, nga feja jote! Do të ish­te vërtet keq që një djalosh si ti ta humbë je­tën për shkak të besimit të gabuar. Mos u

sak­ri­fiko në lulen e rinisë tënde; kthehu në fenë e ba­ballarëve dhe gjyshërve të tu!”

Djaloshi nuk u lëkund dhe i mbeti besnik fesë së vet të vërtetë, edhe pse e dinte se çfarë i kish­te ndodhur kryepriftit dhe shokut të mbretit, dhe iu drej­tua mbretit duke i thënë:

“E besoj Allahun si Zot dhe nuk kam Zot tje­tër veç Tij. Bëni me mua çfarë të doni!”

Mbreti urdhëroi një grup prej njerëzve të vet besnik që ta dërgojnë djaloshin në një mal të lartë dhe që atje ta kërcënonin dhe t’ia tërhiqnin vërejtjen se, nëse nuk largohet nga feja e tij, do ta hidhnin në gre­minë, në mënyrë që të jetë shembull për të tjerët që duan të bëjnë si ky.

Në majë të malit, djaloshi e luti Krijuesin e vet: “O Zot, dënoji ata për punët e tyre jo të mira!”

Menjëherë mali u lëkund dhe shërbëtorët e mbre­­tit ranë në greminë, ndërsa djaloshi u kthye me hapa të sigurtë, kokëlartë. Kur e pa mbre­ti zullumqar, u çudit dhe u habit.

Duke bërtitur tha: “Gjëra të çuditshme po ndo­­­dhin. Ku janë njerëzit që kam dërguar me ty?”

Djaloshi u përgjegj: “Allahu më liroi prej ty­re. Mali u drodh dhe ata ranë në greminë. Kësh­tu nuk arr­itën ta kryejnë krimin e urdhëruar prej jush!”

Mbreti u nervozua dhe i urdhëroi ushtarët që ta dër­­gojnë djaloshin në mes të detit dhe ta hedhin atje për t’u mbytur.

Djaloshi në mes të detit të trazuar iu lut All-ahut xh.sh. për ndihmë e Ai ia pranoi lutjet dja­loshit. Shër­bë­to­rët e mbretit u për­mby­tën, ndërsa djalo­shi u kthye me besim të fortë dhe i sigurtë në ndihmën e Allahut xh.sh. Sa e kënd­sh­me është përgjigja e tij thënë mbretit: “Allahu më liroi nga ushtarët tuaj, të cilët u bënë ush­qim për pesh-qit!” Mbreti gati sa nuk pëlciti nga hidhë-rimi, kur djaloshi me plot besim në Allahun i tha: “O mbr-et, ju nuk mund të më vrisni, gjer­sa t’ju them sa çfarë duhet të bëni për të më vrarë.” Mbreti pa u hamendur tha: “Do të vep­roj si të më thuash!”

Djaloshi me tërë zërin tha: “Grumbulloni njerëzit në një vend të hapur dhe më lidhni për në trung palme! Pas­taj, merrni një shigjetë nga çanta ime dhe ven­doseni në hark, e pastaj thoni” “Në emër të Allahut, Zotit të këtij djaloshi!!! Pastaj, gjua­­jeni shigje­tën në drejtim timin. Nëse veproni ashtu, do të keni sukses në vrasjen time!”

Mbreti tha: “Po, pranoj!”
I mblodhi njerëzit në shesh, e lidhi djaloshin te trun¬gu i palmës. E mori shigjetën, e vendosi në hark dhe tha: “Në emër të Allahut, Zotit të dja¬loshit.” Shi¬gjeta e goditi djaloshin besimtar në
tëmth dhe e vrau. Vdiq si dëshmor. Fjalët e fun­dit ishin: “La ilahe il-lAllah – s’ka zot tje­tër përveç Allahut!”

Njerëzit u bindën me sytë e tyre në sinqeri­te­tin e djaloshit dhe të gjithë e shqiptuan fjalën më të ëm­bël që gjuha mund ta shqiptojë: “E besojmë Allahun, Zotin e djaloshit!”

Një fatkeqësi e rëndë e kishte goditur mbre­tin!!! Ndo­dhi ajo që më së shumti i frikësohej. I tërë populli u bë besimtar. As ushtarët e as oborr­tarët nuk mund të gjenin ndonjë zgjidhje për t’i kthyer njerëzit nga e vërteta. Nuk arritën të gjen-in mënyrë si t’i mashtro­nin dhe t’i largonin nga besimi i tyre në Zotin e djaloshit.

Mbreti nuk dinte çfarë të bënte. Disa nga sho­kët e tij i thanë: “E sheh, ndodhi ajo së cilës më së shumti i frikësoheshe! Nuk ishe sa duhet i kuj­desshëm. I tërë populli u bë besimtar. Urdhëro të hapen gremina të mëdha, të mbushen me dru dhe të ndizet zjarri. Ur­dhë­roji ushtarët që të hedhin në zjarr këdo që nuk largohet nga feja e tij!”

Kur e bënë këtë, i erdhi radha një gruaje që mban­­te në duar një fëmijë të posalindur. Kur e dër­guan te zjarri, asaj filloi t’i dhimbset fëmija. Atëherë fëmija foli dhe tha: “Nënë, bëhu e du­rueshme, ti je në rrugë të drejtë!” Kur e ëma e dëgjoi këtë, u hodh në zjarr së bashku me fëmi­jën. Mirëpo, melekët i shpë­tuan dhe i dërguan në xhenet, i cili u është prem­tuar durimtarëve insha-Allah!

POROSI NGA TREGIMI I MBRETIT ME DJALOSHIN BESIMTAR

1. Muslimani e fsheh besimin e vet, nëse frikë­so­het se armiku mund t’i shkaktojë atij dëm.

2. Muslimani i lutet Allahut xh.sh. në situata jetë­so­re, e sidomos nëse e godet ndonjë fat­ke­qësi, si­ç veproi djaloshi.

3. Allahu është i Vetmi që shëron, gjersa mje­ku ësh­të mjet e jo ai që shëron.

4. I riu musliman duhet t’i thërrasë të tjerët në Is­lam, siç veproi djaloshi me të verbrin.

5. Muslimani është i fortë dhe i vendosur në fenë e vet, edhe përkundër ngacmimeve që i ndo­dhin nga të tjerët.

6. Kur e vërteta bëhet e qartë, muslimani ësh­të i detyruar ta ndjekë atë, siç vepruan të pra­nish­mit kur u vra djaloshi.

7. Zullumqarët dhe tiranët gjithnjë e kanë fun­din e tmerrshëm dhe punët e tyre të shëm­tuara gjith­një zbulohen, siç ndo­dhi me mbretin e padrejtë.

(Visited 27 times, 1 visits today)
Top