Domingo, 25/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mbizotërimi i emocioneve

Mbizotërimi i emocioneve

Mbizortërimi i emocioneve

Emocionet ndizen dhe ndjenjat lëvizin furishëm në dy raste: Në rastin e gëzimit të madh dhe në rastin e fatkeqësisë së rënd.Në hadith thuhet:“Jam i ndaluar nga dy zërat e çmendurisë së rreptë; zëri i gëzimit dhe zëri i fatkeqësisë“.

“ Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve“(El-Hadid,23)

Ai që i frenoi emocionet dhe i mbajti nën kontroll para ndodhive të dhimbshme e të vështira,shijoi kënaqësinë e lumturisë dhe doli fitues ndaj vetvetes.
Por natyra e njeriut në përgjithësi është i tillë që demoralizet shpejt dhe rritet mendja shpejt. Kur i ndodh diçka e mirë,ai gëzohet e bëhet shumë përtac.Kurse kur e godet ndonjë e keqe,ai ankohet dhe hidhërohet shumë…..

Ata që s’kanë fuqi të qëndrojnë të fortë para emocioneve të tyre në rast hidhërimi i sheh të zbehtë, të skuqur,me sy të çapërdisur,nxjerrin fjalë të rënda fyese,kanë zëra të trishtueshëm, e djegin veten dhe prishin brendësinë e tyre,kalojnë çdo kufi njerëzore duke u larguar larg së drejtës dhe zhytur në thellësitë e së padrejtës.Kurse në rast gëzimi shndërrohen krejtësisht.I sheh fytyrë qeshur,harrojnë veten në thellësitë e lumturisë dhe kënaqësisë.Nëse dikush u bërtet,e fyejnë, ia harrojnë të gjitha të mirat që u bëri,e nëse e duan dikë,i mveshin të gjitha cilësitë e madhërimit dhe e ngrejë në pikën më të lartë.

“Duaje të dashurin me masë,se ndoshta një ditë do të bëhet njeriu më i urryer dhe urreje të urryerin me masë,se ndoshta një ditë do të bëhet i dashurit yt“. Në hadithin tjetër thuhet:“ E lus Allahun të më mundësoj drejtësi e maturi në zemërim dhe gëzim“.E ai që i mbizotëron ndjenjat dhe gjykon me mendjen e tij,i peshon gjërat drejt e për çdo gjë vendos masë,shikon të vërtetën,e njeh udhëzimin dhe bindet në realitetin.

“Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës…..“( El-Hadid,25)

Vërtet.Islami erdhi me peshoren e pashembullt,me moral e program jete,ashtu siç erdhi me ligje që qetësojnë shpirtin.E në bazë të këtyre që përmendëm,i gjthë ummeti islam janë njerëz të drejtë.

“Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur)..“(El- Bakare,143)

Pra,drejtësia duhet të ekzistojë në të gjitha veprat tona praktike,ashtu siç kërkohet në gjykime, sepse feja islame u ndërtua me drejtësi dhe besnikëri.Të jesh besnik në përcjelljen e lajmeve, dhe të jesh i drejtë në gjykime,në fjalë,në punë e në moral:

“ Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë)…..“( El-En’am,115)

(Visited 21 times, 1 visits today)
Top