Segunda-feira, 22/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mbipesha – Murtaja e shekullit të ri



Mbipesha – Murtaja e shekullit të ri 

obesiteti

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i njerëzve mbipeshë po rritet me një ritëm shqetësues. Ata vlerësojnë se një miliard njerëz janë mbi peshë dhe 300 milionë të tjerë janë tepër të shëndoshë. Agjencia pret që numri i njerëzve mbipeshë të dyfishohet mes viteve 1995 dhe 2025. Mbipesha dikur shikohej si problem perëndimor, por tani ai paraqet kërcënim serioz edhe për shëndetin e njerëzve në vendet në zhvillim. Deri kohët e fundit, sfidat kryesore të shëndetit në vendet në zhvillim ishin uria dhe sëmundjet ngjitëse si SIDA, malaria dhe tuberkulozi.

 

Por, një çështje tjetër është tani mbipesha dhe sëmundjet e lidhura me të, si sëmundjet e zemrës, diabeti, presioni i lartë i gjakut, sulmet në zemër, goditjet në tru dhe disa forma të kancerit . Shëndoshja e tepruar është një fenomen që po ndodh kudo që vendet po u nënshtrohen urbanizimit, të ardhurave më të larta, teknologjisë moderne, dhe ushqimeve të gatshme, duke lënë më shumë kohë për pushim. Antropologia e Universiteti Rhode Island, Marquisa LaVelle, tha në një konferencë në Boston se rritja më e madhe e peshës së trupit që nga vitet 1950 ka ndodhur tek njerëzit që jetojnë në klima më të ngrohta. “Ritmi i rritjes së numrit të njerëzve mbipeshë në të gjithë botën ka arritur në atë pikë ku shumë shoqëri kanë edhe teprica edhe mugesa ushqimi.

 

Duke marrë parasysh lidhjen e mbi-peshës me sëmundjet kronike, si faktorë të rëndësishëm për sëmundjet e zemrës dhe kancerit të llojeve të ndryshme, kjo u vë vendeve në zhvillim një barrë, të cilën ata nuk mund ta përballojnë.” Studiuesit në një takim ndërkombëtar kohët e fundit në Tours të Francës dhanë disa shembuj. Sipas një ankete të zhvilluar 6 vjet më parë, 25 për qind e femrave indiane nën moshën 50 vjeç janë mbipeshë. Të dhënat nga Meksika dhe Uruguai tregojnë se mbipesha prekë rreth 20 për qind të popullsisë.

 





Gjendja është më keq në qytete. Gratë indiane më të rrezikuara janë ato që jetojnë në qytet dhe kanë të ardhura të larta. Në Afrikën e Jugut, zonja La Velle vuri re se fëmijët në qytetin Cape Toën ishin më të gjatë dhe më të shëndoshë se ata në fshat, edhe në rastet kur kushtet shoqërore dhe ekonomike ishin të njëjta. Ajo zbuloi gjithashtu se fëmijët në qytetin Melbourne të Australisë ishin më të shëndoshë sesa vendasit e shkretëtirës. Megjithatë, as popullsia rurale nuk përjashtohet, thotë studiuesi i Univeriteti të Oksfordit Stanley Ulijaszek. Ky problem shkon përtej vendeve të industrializuara, thekson ai.

 

Për shembull ishulli Rarotonga, pjesë e ishujve Cook, duket si Zelanda e Re që kur ka filluar industrializimi. Si rezultat, njerëzit në atë vend kanë fituar gjashtë centimetër në gjatësi trupore që nga viti 1950, por edhe peshë më të madhe gjë që nuk është mirë për formimin e tyre të ri trupor. “Kjo do të thotë se së bashku me globalizimin, ne do të kemi një sistem të ri ushqimi në mbarë botën. Amerika ka një ndikim të madh në këtë sistem ushqimi dhe për këtë arsye ndryshimet në dietë mund të ndodhin më shpejt edhe në vendet më të largëta.” Studiuesit përjashtojnë idenë se karakteristikat gjenetike bëjnë që disa popullsi të jenë më të prekshme nga problemi i mbipeshës.

 

Ata thonë se rritja në peshë ka ndodhur shpejt në disa kultura që sapo kanë filluar të industrializohen dhe kjo nuk mund të arsyetohet në bazë të gjeneve, mungesës së disiplinës personale apo të karakteristikave psikologjike. Marquisa LaVelle ia hedh fajin mënyrës moderne të jetesës, me ndryshimet në ushqim, ngrenia pa kontrolle dhe ulja e ushtrimeve fizike. Ajo beson se zgjidhja nuk ka të bëjë shumë me dietën, por me veprimtarinë fizike. Zonja LaVelle thotë se gjendja tani është e tillë që sëmundjet janë në rritje ndërsa rënia në shëndetin botëror është e paparandalueshme.

Mos harojme gjithashtu edhe nje thenie prefetike e Muhamedit-paqa dhe meshira e Allahut qofshin mbi te, ku thote:” Ena me e keqe qe mbush biri i Ademit eshte barku (stomaku), prandaj nje te treten e saj mbusheni me uje, nje treten me ushqim dhe nje te treten lereni per ajer (frymemarje).”

(Visited 28 times, 1 visits today)




Top