Monday, 18/2/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Mbeta jetime per here te dyte..!



Mbeta jetime per here te dyte..!
U linda me te dy prinderit, por ende pa filluar hapat e pare , pa shqiptuar fjalen ne-ne me than se paskam humbur babin tim

Kane kaluar shume vite, une nuk kujtoj asgje, nuk isha vetem se nje foshnje kur e kisha humbur dashurin dhe perkujdesin e tij, ateher kur me shume se kurre me duhej..
Nuk kam asnje kujtim nga i ati, vetem se nje foto te vejteruar, nga e cila nuk ndahem asnjehere, nga se eshte e vetmja menyre qe te ndjej ngrohtesine e tij.
Tani degjoj histori te dhimbshme nga e ema dhe gjyshja.

Nuk me tregojne shume, vetem kam kuptuar se ç’fare ka ndodhur ne ate kohe nga lufta qe kishte ngjare ne Bosnje.
Shume familje kishin humbur te afermit e tyre, ashtu si edhe une..
Kisha humbur disa nga familjaret e mi, gjyshin, dajen, por, edhe me te dashurin … babain tim.
Jam rritur dhe edukuar nga nena, me ndihmen e Zotit arrita te jem kjo qe jam, mirepo prap kam shpirtin e frakturuar dhe nuk mund te ece dhe te jetoj me gezim, nga fakti se ende nuk e di ç’eshte perqafimi dhe dashuria e babait.
Me e keqja e gjithe kesaj eshte se nuk e di as ku gjendet i varrosur, apo ndoshta eshte i gjalle duke bredhur rrugeve pa vetedije, nga traumat qe i ka perjetuar ate kohe kur ka prezentuar gjate masakrave dhe vrrasjeve te shumta e te pameshirshme.
Deri tani, une e vellau im, kemi jetuar me shprese se nese eshte gjalle Allahu do t’i ndihmon dhe do te kthehet prap tek ne.
Nuk e kemi larguar shikimin nga dera, se mos ndoshta neper ate rrugice te lagjes do te kaloje ndonje njeri, te trokase ne dere e te thote:
“Jam babai juaj, ma bani hallall per gjith kohen qe kam munguar, por tani jam ketu me juve”,..menjehere do t’i hidheshim ne perqafim nga malli i tepert per te.
Mirepo edhe kjo s’mundet, edhe kete shprese na e morren.
Na lajmeruan ne telefon kinse kane gjetur disa kufoma ne varre masive, e mos ndoshta ndonjeri prej tyre mund te jet edhe babai im.
Shkoi nena per ta identifikuar kufomen.
Tregon e ema se edhe pse kishin kaluar aq vite, trupi i tij ende nuk kishte ndryshuar gjendjen, mirepo me te nxjerre nga varri kjo ndryshoi…
Ngase nuk kishte mundur qe ta identifikoj, e thirren edhe vellaun tim, t’i marrin gjak per te bere analizat e ADN-se .
Ishim ne pritje, plot trishtim…A do te jet ky ai qe po kerkojm apo jo…
Nga njera ane gezohesha se e gjetem babain, po nga tjetra ane isha e trishtuar, e gjeta dhe mund ta humbas perseri, pa e ndjejere ngrohtesine e tij..
Arriten rezultatet, ku tregohet se po…, ai ishte ai qe po kerkonim
Por, a ishte e vertete kjo, a po ndoshta vetem e kane bere ate sa ta lehtesojne punen e tyre, nga se e ema dyshon qe mund te jete ai.
Allahu e di..
Çka ishte me e veshtire per ne … shkuam tek aj varr vetem sa per t’ia venduar nje emer, vetem sa per t’ia hudhur nje grusht dhe’
A mund ta imagjinon ndokush se sa ishte e leht kjo per ne, te mbesim jetima per here te dyte
Lotet nuk mund t’i ndalojm, dhimbja nuk pushon…por prap se prap shpresa ne Allahun e Lartemadheruar nuk na mungon asnjehere
Por eshte veq nje shprese e mundimshme, besojme qe ndonjehere te takohemi, nese jo ne kete jete ne tjetren po inshaAllah…

Me dhimbset nena ime, qe shume e re mbet me dy jetima, nga ata njerez te pashpirte.
Asnjehere nuk mund t’ia shperblejm kete mund, per kete Allahu eshte me i miri Shperblyes. Ai ia kthefte per mundin qe e ka bere per ne e qe eshte treguar durimtare…





Allahu e ruajte nenen time , kurse babain tim e shperblefte me nje nga xhennetet e Tija

Me sy te perlotur, e dhimbje ne shpirt
Vajza yte S……