Terça-feira, 12/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mbani sekretet e shtëpisë!

Mbani sekretet e shtëpisë!

Mbani sekretet e shtëpisë!

Kjo këshillë përmban disa pika:

1. Mospërhapja e sekreteve të kënaqësive epshore mes dy bashkëshortëve.

Argument për ndalimin e kësaj pike është fjala e të Dërguarit të Allahut-alejhi salatu ue selam-

“Njeriu me pozitë më të keqe tek Allahu ditën e Kiametit është ai që bën marrëdhënie me gruan e tij, pastaj e përhapë këtë sekret.”(Muslimi)

2. Nuk duhen nxjerrë jashtë, mospajtimet që ndodhin mes dy bashkëshortëve.

Të treguarit e problemeve bashkëshortore jasht rrethit familjar, në të shumtën e rasteve  përkeqësojnë problemet edhe më tepër.

Kurse zgjidhja e problemit, nëse nuk ka mundësi të pajtohen  pa ndërhyrje, është ndërhyrja e dy personave që janë më të afërtit e tyre, të cilët duhet të veprojnë ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

“Dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit)  kanë për qëllim pajtimin, Allahu e mundëson afrimin mes tyre (burrit dhe gruas).”Nisa, 35.

3. Nuk duhet zbuluar asgjë, me zbulimin e së cilës i bëhet dëm shtëpisë ose ndonjë anëtari të saj!

Kjo vepër i bën dëm shtëpisë apo ndonjë anëtari të saj dhe për këtë shkak nuk lejohet.

I Dërguari i Allahut-alejhi salatu ue selam- ka thënë:

“Nuk ka dëm, as të dëmtuar (reciprok).”  (Imam Ahmedi…Hadithi është i sahih)

(Visited 489 times, 1 visits today)
Top