Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mbajtja e kukullave ne shtepi a lejohet?

Mbajtja e kukullave ne shtepi a lejohet?

Selam Alejkum!

Pyetje:E kam nje pyeje ne lidhje me mbajtjen e kukullave dhe lodrave te
ndryshme ne figure te shtazeve dhe shpezeve apo edhe thjeshte
figura ne formen e lartpermendur qe njerezit i mbajne si stoli…. Kam degjuar se keto nuk jane te  lejuara te mbahen ne shtepi, sa eshte
e sakte kjo?
Ju falenderoj per pergjigjen dhe Zoti ju shperblefte per
mundin dhe punen tuaj qe po ndihmoni ne dhenien e pergjigjeve ne
pyetjet e shumta!

Pergjigje:
Alejkum selam: Mbajtja e kukullave ne shtepi per femije (femra, per stërvitjen e tyre ne edukim te femijeve, qe te jene te buta, te qeta, e te kujdeseshme, ngase ajo kujdeset ndaj kukulles se saj sikur ndaj femijes edhe pse ajo nuk eshte ne realitet nje krijese, por keshtu mbillet ne koken e saj se duhet te kujdeset ndaj femijes se saj kur ajo te rritet dhe martohet) e
shte e lejuar sipas shumices se dijetareve, trasmeton Kadi Ijadi nga shumica e dijetareve lejimin e mbajtjes se kukullave ne shtepi per vajza, gjithashtu dhe Imam Neveviu ne sqarim te Sahihut te Muslimit. Por, nese ato mbahen per zbukurim te shtepise dhe vendosen neper mure apo dollape, nuk lejohet, ngase ne shtepine ku gjendet fotografi apo idhuj nuk hyne melaqet. Allahu e di me se miri .
Bedri Robaj

(Visited 49 times, 1 visits today)
Top