Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Vajza natyrale e lyen fytyrën me kos, u jep flokëve shkëlqim me limon dhe e përgatit maskën me miell bajameje. Dikur ishin stërgjyshet tona përdoruese të rregullta të produkteve të freskëta, ndërsa sot jemi ne trashëgimtaret e recetave të tyre. Pas ekologjisë, konsumit etik, jetës natyrale dhe shpenzimit biologjik, sot femrat janë gjithnjë e më […]
Vajza natyrale e lyen fytyrën me kos, u jep flokëve shkëlqim me limon dhe e përgatit maskën me miell bajameje. Dikur ishin stërgjyshet tona përdoruese të rregullta të produkteve të freskëta, ndërsa sot jemi ne trashëgimtaret e recetave të tyre. Pas ekologjisë, konsumit etik, jetës natyrale dhe shpenzimit biologjik, sot femrat janë gjithnjë e më […]
Maska për fytyrë,receta shtepie

Vajza natyrale e lyen fytyrën me kos, u jep flokëve shkëlqim me limon dhe e përgatit maskën me miell bajameje. Dikur ishin stërgjyshet tona përdoruese të rregullta të produkteve të freskëta, ndërsa sot jemi ne trashëgimtaret e recetave të tyre. Pas ekologjisë, konsumit etik, jetës natyrale dhe shpenzimit biologjik, sot femrat janë gjithnjë e më të prirura të përdorin produkte natyrale të bëra vetë në fushën e kozmetikës. Maska dhe trajtime 100% natyrale, me fruta, minerale, bimë që aplikohen menjëherë mbi fytyrë, fillimisht të zbutura e më pas të rrahura me çdo lloj vaji, madje edhe me vaj merluci. Gjithçka është shumë e thjeshtë, përgatitet në kuzhinë me një pastel ose rrahëse vezësh. Mjafton një manual fitoterapik, sy, pjata shandani dhe më kryesorja, koha, për të shpalosur talentin me anë të recetave natyrale.
Me një mollë mund të përgatisni lehtësisht një antioksidues. Nga përzierja e mollës me kosin përftohet një lloj qumështi, i cili pastron dhe lëmon lëkurën. Përbërësit kozmetikë natyralë janë një mënyrë e këndshme për të trajtuar lëkurën, por shpesh herë mund të bëhet edhe dëfryese nga përdoruesit. Deri tani, këtyre recetave u janë shtuar edhe përbërës të tjerë natyralë, duke iu dhënë një ndihmë të madhe njerëzve që janë alergjikë ndaj kimikateve. Kohët e fundit, produktet e bëra vetë janë kthyer në një hobi. Shpesh herë ato bëhen edhe dhurata për raste festash. Para se të prodhohen, këshillohet që ato të ekzaminohen në laboratorë të specializuar, për të mos shkaktuar pakënaqësi te konsumatorët.
Uji, elementi jetësor më i rëndësishëm dhe sapuni nuk dalin asnjëherë nga moda. Mjafton një trajtim i kujdesshëm dhe efikas, për t‘u dukur si 20 vjeç. Sot, me ndihmën e shkencës dhe teknologjisë, të cilat kanë përparuar jashtëzakonisht, mund të bëhet diçka më shumë. Produktet e reja kozmetike, me bazë përbërësit natyralë, janë përhapur kudo, pasi shkenca ka provuar se janë tërësisht të shëndetshëm dhe nuk i japin lëkurës asgjë, përveçse shkëlqim. Por, përgatitja e këtyre produkteve kërkon një higjienë maksimale: duar të lara, kupë xhami dhe doreza. Konservimi i tyre bëhet për një periudhë të shkurtër kohore, rreth një muaj. Është e këshillueshme që ena të ruhet në frigorifer, ose në vende hermetikisht të mbyllura.
Ndryshe nga produktet që shiten në dyqane kozmetike, të cilat përmbajnë një numër të madh përbërësish kimikë dhe lëndë të para, kremrat e bërë vetë janë 100% bimore dhe shumë efikase. Është e nevojshme të tregojmë gjithnjë kujdes, sidomos në esencat që përdorim. Veç të tjerash, cilësia e lëndës së parë është kryesore. Mungesa e emulsionit, erërave dhe pigmenteve i bën ato më natyrale, më të thjeshta por dhe më të vështira për t‘u përthithur nga fytyra. Ato mund të përgatiten fare thjesht, mjafton të jesh e informuar mbi fushën e farmacisë dhe estetikës. Në këtë mënyrë kërkon dhe gjen një formë tjetër mirëqenieje. Përbërësit kozmetikë të bërë vetë kërkojnë një periudhë të caktuar kohore dhe janë ndryshe nga ata që shiten në dyqanet kozmetike.
Por duhet të bëjmë kujdes me bakteret dhe myqet që jetojnë mirë në këto produkte, duke gjetur një ambient të përshtatshëm. Prandaj duhet pasur shumë kujdes gjatë përgatitjes dhe të bëhet një provë përpara se të përdoren. Është mirë që kremrat të mbahen në frigorifer, të paktën një javë. Ato nuk mund të konservohen, kështu që përgatitja e tyre bëhet me ushqime të freskëta. Asnjëherë nuk duhet harruar se ato janë krijuar me ushqime të freskëta, gjë që kimia nuk mund ta ofrojë.
Në fund, një tjetër këshillë: jo gjithçka mund të përgatitet në kushtet e shtëpisë. Për shembull: faktorët mbrojtës të vajrave diellorë janë më mirë që t‘u drejtohen produkteve kimike. Ka vajra që të mbrojnë, por jo plotësisht. Është e këshillueshme që shampot, pastat e dhëmbëve, kremrat e produkte të tjera, të cilat kanë lidhje me trupin dhe lëkurën e njeriut, të blihen jo në dyqane kozmetike, por në farmaci. Ndryshe nga produktet që shiten në dyqane kozmetike, maskat e bëra vetë në shtëpi janë 100% bimore dhe shumë efikase.
Këtyre recetave u janë shtuar edhe përbërës të tjerë natyralë, duke u dhënë një ndihmë të madhe njerëzve që janë alergjikë ndaj kimikateve
Disa maska të thjeshta
1) Përzieni një të verdhë veze, 1 lugë kos dhe 1 lugë mjaltë derisa të përfitoni një krem të butë. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.
2)Lëng portokalli me mjaltë
3 lugë mjaltë dhe 3 lugë lëng portokalli. Përziejini dhe përhapini në fytyrën e pastruar më parë. Lërini për 15 minuta.
3) Gjysmë banane e shtypur, 1 lugë kafeje kos natyral dhe 1 lugë kafeje lëng limoni. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët.
4) Një grusht lulesh kamomili vihen të ziejnë me 100 ml qumësht dhe lihen të qëndrojnë 20 minuta. Kullohet dhe i shtohet 1 lugë e vogël mjaltë. Aplikohet në fytyrë për 15 minuta./PK/.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 23, 2018 / By M.I Ku ta hedhi hajmalinë që e kam?
March 23, 2018 / By M.I A ekzistojnë jashtëtokësorët?
March 23, 2018 / By M.I Si duhet të falet gruaja shtatzënë?
March 23, 2018 / By M.I Tre veta më bëjnë të qesh ndërsa tre më bëjnë të qaj
March 23, 2018 / By M.I Ja sëmundjet që mbron trëndafili i egër
March 23, 2018 / By M.I Shtatë ushqimet që doktorët gjithmonë i konsumojnë…
March 23, 2018 / By M.I Detyrat e gruas ndaj burrit
March 23, 2018 / By M.I Psikologet: Ja çfarë mund të bëni nëse i afërmi juaj tenton vetvrasjen