Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME • Marrja e avdesit nga ana e njeriut xhunub para fjetjes • ..(10) Personi që është xhunub, nuk duhet të flejë pa avdes. Lidhur me këtë çështje ekzistojnë hadithe të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem. 1). Hadithi i parë transmetohet prej Aishes radijAllahu’anha se […]
DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME • Marrja e avdesit nga ana e njeriut xhunub para fjetjes • ..(10) Personi që është xhunub, nuk duhet të flejë pa avdes. Lidhur me këtë çështje ekzistojnë hadithe të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem. 1). Hadithi i parë transmetohet prej Aishes radijAllahu’anha se […]
Marrja e avdesit nga ana e njeriut xhunub para fjetjes

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME
• Marrja e avdesit nga ana e njeriut xhunub para fjetjes • ..(10)
Personi që është xhunub, nuk duhet të flejë pa avdes. Lidhur me këtë çështje ekzistojnë hadithe të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.
1). Hadithi i parë transmetohet prej Aishes radijAllahu’anha se kishte thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kur dëshironte të flejë ose të hajë gjersa ishte xhunub, ai e lante vendin e tij të turpshëm dhe merrte avdes sikur për namaz.” ->(E përmend Buhariu, Muslimi dhe Ebu Avane në Sahihet e tyre.)<- 2). Hadithi tjetër transmetohet prej Ibën Omerit se Omeri radijAllahu'anhu kishte thënë: "O i Dërguari i Allahut, a mundemi të flemë gjersa jemi xhunubë?" I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem u përgjigjë: "Mundet pasi që të marr avdes." Ndërsa në një rivajet tjetër thuhet se kishte thënë: "Po, merr avdes, pastaj flen derisa të mos pastrohet atëherë kur të dëshirojë." Kurse në rivajetin tjetër thuhet: "Po, mund të flejë, ndërsa nëse dëshiron, mund të marrë avdes." ->(Këtë hadith e përmendin tre veta në Sahihet e tyre dhe Ibënu Asakiri, II/223)<- 3). Hadithin e tretë e transmeton Ammar b. Jasiri se i Dërguari Allahut salallahu alejhi ue selem kishte thënë: "Meleku nuk do t'u afrohet tre njerëzve: kufomës së vdekur të jobesimtarit, personit që së tepërmi është lyer me erë (Kjo aromë është prej shafranit dhe prej llojeve tjera të aromave. Ky është i ndaluar për shkak se kjo aromë është e grave.) dhe personit xhunub derisa të mos marrë avdes." ->(Hadithi është hasen, e përmend Ebu Davudi në Sunenin e tij II/192-193 me dy zinxhirë.)<- ? Dispozitat lidhur me këtë avdes ? Ky avdes nuk është vaxhib - i obligueshëm. Ai është mustehab i fortë për shkak të hadithit që transmetohet prej Omerit se e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem se a mund të flejë njeriu qe është xhunub. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i kishte thënë: "Po, nësë do mund të marrë avdes." ->(E transmeton Ibën Hibbani në Sahihun e tij.)<- Këtë e vërteton edhe hadithi i Aishes radijAllahu'anha e cila kishte thënë: "Pejgamberi salallahu alejhi ue selem flinte, ndërsa me këtë rast ai as që e kishte prekur ujin. (Derisa nuk zgjohej e nuk lahej)." ->(E transmeton Ibën Ebi Shejbe I/45.)<- Në një rivajet tjetër thuhet se kishte thënë: "I Dërguari Allahut salallahu alejhi ue selem flinte duke qenë xhunub, vinte Bilalli dhe thërriste për namazin e sabahut. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ngrihej dhe lahej. E kam parë se si i pikonte uji nga koka. Pastaj ai dilte dhe unë e ndëgjoja zërin e tij në namazin e sabahut, ditën e kalonte duke agjëruar." Transmetuesi ka thënë: "I thashë Amirit: 'Në Ramazan?' Ai u përgjigj: 'Po, në Ramazan ose jashtë tij." ->(Transmetojnë Ibën Ebi Shejbe, II/183 prej Mesrukut.)<- ? Tekmumi te personi xhunub e zëvendëson avdesin ? Bashkëshortëve u lejohet që në disa situata, në vend të avdesit të marrin tejmum për shkak të hadithit në të cilin Aisha radijAllahu'anha thotë: "I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kur ishte xhunub, ndërsa dëshironte të flejë, ai merrte avdes ose tejmum." ->(Transmeton Bejhekiu, I/200)<- ? Larja para gjumit është më e mirë ? Larja e bashkëshortëve para gjumit është më e mirë për shkak të hadithit të cilin e transmeton Abdullah b. Kajsi, në të cilin thuhet: "E pyeta Aishen radijAllahu'anha: "Çfarë bënte i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kur ishte xhunub? A pastrohej fillimisht ose më parë flinte e pastaj lahej?" Ajo u përgjigjë: "Ai i vepronte të dyja, nganjëherë më parë lahej e flinte, ndërsa nganjëherë merrte avdes dhe flinte." Unë i thash: "Falënderimi i takon Allahut që në këtë gjë ka dhënë fleksibilitet." ->(Transmetojnë Muslimi, I/181, Ebu Avanem I/278 dhe Ahmedi, VI/149 dhe 73.)
Pjesë nga libri: “Kënaqësia bashkëshortore”
Autor: Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 24, 2018 / By M.I Humbja e peshës dhe mjalti me kanellë
March 24, 2018 / By M.I A bën të lutem me zë?
March 24, 2018 / By M.I Gra, nëse ndiqni këta hapa, ulni rrezikun nga kanceri i mitrës
March 24, 2018 / By M.I Largoni stresin me këto veprime të thjeshta
March 24, 2018 / By M.I Shtyrja e akrepave sjell probleme të shumta shëndetësore
March 24, 2018 / By M.I Fillon llogaritja verore e kohës
March 24, 2018 / By M.I Si të humbni peshë? Forca e mendjes ju ndihmon të dobësoheni