Sexta-feira, 23/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Marrja e avdesit në mes dy marrëdhënieve seksuale

Marrja e avdesit në mes dy marrëdhënieve seksuale

Love Still Life Wide Desktop Background

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME

• Marrja e avdesit në mes dy marrëdhënieve seksuale • ..(9)

Burri kur ka marrëdhënie seksuale me gruan e tij, pastaj dëshiron që të njëjtën ta përsërisë, ai duhet të marrë avdes, sepse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem thotë:

“Ai që ka marrëdhënie seksuale me gruan e tij, pastaj dëshiron që të njëjtën ta përsërisë, le të marr avdes (pra, ndërmjet dy marrëdhënieve seksuale le të marrë avdes.).” Në një rivajet tjetër transmetohet se ka thënë: “Le të marrë avdes sikur për namaz, sepse kjo e shton aktivitetin.” ->(E përmend Muslimi, I/171.)<-? Larja është më e vlefshme ?Mirëpo larja është më e vlefshme sesa marrja e avdesit për shkak të hadithit që e transmeton Ebu Rafi' se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem një ditë i kishte vizituar gratë e tij, duke u larë te secila. Unë i thash: "O i Dërguari i Allahut, pse gjithë këtë nuke përfundove me një larje?" Ai u përgjigjë: "Kështu është më pastër, më përshtatshëm dhe më mirë." ->(E transmeton Ebu Davudi.)<-? Larja e përbashkët e bashkëshortëve ?Bashkëshortët e kanë të lejuar që bashkë të lahen në një vend, edhe nëse burri shikon në gruan e tij dhe gruaja në burrin e saj. Lidhur me këtë ekzistojnë hadithe që e vërtetojnë këtë.1). Argumenti i parë është ai të cilin e transmeton Aisha radijAllahu'anhu: "Unë jamë larë bashkë me të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem prej një ene, ashtu që të na përziheshin duart, ai merrte më shumë ujë saqë fillova t'i them: "Më lër mua, më lër mua." Aisha thotë: "Ndërsa të dytë ishim xhunub." ->(Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ebu Avane. )<-2). Transmetohet prej Muavija b. Hajdit se kishte thënë: "O i Dërguari i Allahut, kur janë në pyetje vendet tona të turpit, çka është e lejuar e çka muk është e lejuar?" Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: "Ruaje vendin tënd të turpit përveç bashkëshortes tënde dhe prej asaj që është nën pushtetin tënd." ->(Ibën Urve el-Hanbeli në veprën e tij El-Kevakib thotë: “Secili bashkëshortë e ka të lejuar të shikojë dhe ta prek tërë trupin e bashkëshor (es) it, madje edhe organin gjenital për shkak të këtij hadithi, sepse bashkëshorti e ka të lejuar që të knaqet duke shikuar dhe duke prekur organin gjenital të bashkëshor (es) it të vet. Kjo i lejohet ngjashëm siç lejohet që të shikojë dhe t’i prekë pjesët tjera të trupit. Ky është mendimi i Malikut dhe i të tjerëve, ndërsa e transmeton Ibënu Sadi prej Vakidit se kishte thënë: “E kam par Malik b. Enesin dhe Ibënu Ebi Zi’bin se nuk kanë konsideruar si diçka të keqe që njeriu ta shikojë organin gjenital të gruas dhe që gruaja ta shikojë organin gjenital të burrit.)<- ------------------------------------------------------------- Pjesë nga libri: "Kënaqësia bashkëshortore" Autor: Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë ------------------------------------------------------------- Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..

(Visited 38 times, 1 visits today)
Top