Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Dr. Shefqet KRASNIQI Shumëkush mendoi se do të përsëritet edhe njëherë “Rambuje” ku serbët do ta refuzonin marrëveshjen e propozuar nga perëndimorët dhe se Kosova në krye me Thaçin do të dilte triumfuese. Edhe unë isha ndër ata që mendonin dhe luteshin që të ndodhte një gjë e tillë, ose që marrëveshja të jetë në […]
Dr. Shefqet KRASNIQI Shumëkush mendoi se do të përsëritet edhe njëherë “Rambuje” ku serbët do ta refuzonin marrëveshjen e propozuar nga perëndimorët dhe se Kosova në krye me Thaçin do të dilte triumfuese. Edhe unë isha ndër ata që mendonin dhe luteshin që të ndodhte një gjë e tillë, ose që marrëveshja të jetë në […]
Marrëveshja famëkeqe

Shumëkush mendoi se do të përsëritet edhe njëherë “Rambuje” ku serbët do ta refuzonin marrëveshjen e propozuar nga perëndimorët dhe se Kosova në krye me Thaçin do të dilte triumfuese.
Edhe unë isha ndër ata që mendonin dhe luteshin që të ndodhte një gjë e tillë, ose që marrëveshja të jetë në favor tonin. Por nuk ndodhi as e para dhe as e dyta, mirëpo ndodhi e treta. U bë marrëveshja më famëkeqe e mundur, vetëm një hap ka mbetur pa rënë në humnerë, e që ishte t’ia falësh krejt veriun Serbisë, përndryshe thuajse krejt çka kanë kërkuar ata, e arritën. Veriu i Kosovës de facto fitoi një autonomi pa emër, e cila është frikë se do të vjen duke u forcuar, dhe pas disa viteve do të kërkojnë republikë apo bashkim me Serbinë.
Ne mund të flasim çka të duam, mund ta interpetojmë marrëveshjen si të duam, por një gjë është e sigurt se ne e kemi humbur “betejën politike” kundër Serbisë. E fituam betejën me armë në vitin 1999 me ndihmën e Perëndimit, por tani me ndihmën, apo pa ndihmën, e tyre ne e humbëm atë. E një pjesë të fajit pa dyshim që e ka Perëndimi, i cili vet është bërë shkaktari kryesor që e ka toleruar Serbinë të manipulojë e të ndërhyjë në një vend ku ka sunduar UNMIKU dhe i cili ka qenë nën kontrollin e NATO-së. Kjo për faktin se ata vet i kanë toleruar strukturat serbe të veprojnë në veri, ata i kanë llastuar serbët e veriut të Kosovës, përndryshe nuk ka pikë dyshimi se po të ishin NATO dhe UNMIKU më serioz, kurrë nuk do të shtyhej problemi i veriut deri më tani. Perëndimorët nuk kushtëzuan Serbinë që të kërkojë falje për luftën dhe masakrat e bëra ndaj popullatës kosovare, ata nuk kërkuan nga serbët që t’i paguajnë dëmet e luftës, nuk ia kushtëzuan anëtarësimin në NATO dhe në strukturat tjera evropiane që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përkundrazi. Ata e avancuan atë. Ndërsa neve, në anën tjetër, na vunë shumë kushte të rënda dhe të vështira, na izoluan nga e tërë Evropa, ku të vetmit kosovarët presin për një vizë me javë e me muaj për ta vizituar një të afërm në ndonjë shtet evropian. Dhe jo vetëm kaq, por kërkuan nga ne që edhe ndaj veriut të vendit tonë të lëshojmë pe e të bëjmë kompromise me ata që na vranë e na masakruan. Këtë nuk di ndryshe si ta emërtoj përpos siç thotë populli “i forti të rrah e nuk të lë me kajtë.”
Por, fajin kryesor gjithsesi e kanë qeveria jonë, e kanë politikanët tanë, të cilët kurrë nuk mundën të bashkohen as për çështjet më madhore të vendit.
E mjera ajo dorë që ka nënshkruar një marrëveshje në dëm të vendit!
La ilahe ilallah!
Zoti është i madh! Të lëshohet pe ndaj shtetit tonë, dhe atë në llogari të çkajes?! Të anëtarësimit në institucione të Evropës?! Anëtarësimi nuk është çmimi për të cilin ia vlen t’ia falësh shtetin tënd të tjerëve. Çfarë dobie ka anëtarësimi kur ta shesësh shtetin?! Bile unë kam frikë se derisa ta anëtarësojnë Kosovën në Unionin Evropian shumë shtete të Evropës kanë për të dalë prej atij unioni, ose kanë për t’u përjashtuar, siç po flitet për disa shtete evropiane.
Për fund, dua të them se këto fjalë nuk i them nga perspektiva ime si politikan apo analist politik, por si një qytetar i thjeshtë, të cilin e mundon fati dhe ardhmëria e vendit të tij.
22.04.2013
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
April 1, 2018 / By M.I Halil Kastrati – Biri Im (Official Video) | JETIMAT E BALLKANIT
April 1, 2018 / By M.I Një lutje për të ruajtur shëndetin dhe për tu mbrojtur nga varfëria
April 1, 2018 / By M.I Si te largosh pikellimet?
April 1, 2018 / By M.I Si te kuptoni qe një femër e martuar nuk është e lumtur?
April 1, 2018 / By M.I Pëshpëritja e djallit ndaj njeriut
April 1, 2018 / By M.I Njerëzit ndahen në falënderues dhe në jofalënderues
April 1, 2018 / By M.I Me këtë përbërje për 10 ditë, dhimbja në kocka dhe nyje zhdukët!
April 1, 2018 / By M.I Si të bëhesh më i forti i njerëzve?
April 1, 2018 / By M.I Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pas djegies