Segunda-feira, 27/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Marrëdhëniet seksuale janë një nga mënyrat më të mira për të patur një jetë të shëndetshme

Marrëdhëniet seksuale janë një nga mënyrat më të mira për të patur një jetë të shëndetshme

Udhëzimi i Pejgamberit (s.a.u.s.) mbi marrëdhëniet seksuale Udhëzimi i Pejgamberit (s.a.u.s.) në këtë drejtim është më i miri, pasi nëpërmjet tij ruhet shëndeti, përmbushet epshi dhe arrihen objektivat që synon kjo veprimtari. Marrëdhëniet seksuale kanë tri qëllime kryesore: – së pari, riprodhimin dhe ruajtjen e racës njerëzore, aq sa të përmbushet dhe plotësohet numri i individëve që Allahu ka urdhëruar të bëhet; – së dyti, nxjerrjen jashtë të lëngut (spermës), i cili është i dëmshëm nëse rri brenda trupit, dhe: – së treti, përmbushjen e kënaqësisë seksuale apo shijimin e seksit dhe të begatisë që ai përfaqëson. Qëllimi i fundit është i vetmi që do të realizohet në Xhenet, sepse atje nuk do të ketë riprodhim të njerëzve e as grumbullim të spermës, që duhet patjetër të shkarkohet.

Doktorët më të shquar kanë deklaruar se seksi është një nga mënyrat më të mira për të patur një jetë të shëndetshme. Galeni thotë: “Sperma, në esencë, është nxehtësi dhe ajër. Ajo është e nxehtë dhe e lagësht, sepse prodhohet nga gjaku i kulluar, i cili ushqen organet kyçe të trupit.”

Duke parë rëndësinë e madhe të saj, njeriu duhet të kuptojë se sperma nuk duhet të harxhohet më kot, por vetëm për qëllime riprodhimi ose për të çliruar trupin prej saj në mënyrë të ligjshme, kur ajo „vjetërohet‟. Nëse sperma gumbullohet me tepri në trup, ajo shkakton disa lloje sëmundjesh, si obsesione, çmenduri ose epilepsi. Ndërsa shkarkimi i saj, nga ana tjetër, ndihmon në kurimin e shumë prej këtyre sëmundjeve. Nëse sperma qëndron në trup për një kohë të gjatë, ajo prishet dhe kthehet në toksinë, që mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme. Pikërisht kjo është arsyeja përse, ndonjëherë, sperma del jashtë trupit vetë, e pastimuluar.

Disa nga tanët kanë thënë: “Njeriu duhet të ketë kujdes në tri gjëra: ai nuk duhet ta shmangë ecjen në këmbë, pasi në të kundërt, kur ta ketë të nevojshme, nuk do të jetë i aftë ta bëjë; ai nuk duhet t‟i largohet të ngrënit, se pastaj do t‟i tkurren të brendshmet (rropullitë); dhe ai nuk duhet t‟u largohet marrëdhënieve seksuale, pasi po nuk e nxore ujin e pusit, ai ka për t‟u shteruar.”