Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mardhëniet intime në muajin Ramazan…



Mardhëniet intime në muajin Ramazan…

Bera r.a. tregon: “Ka qenë zakon ndër shokët e Muhamedit a.s. kur ndonjëri prej tyre agjëronte dhe i sillej ushqim për iftar për të prishur agjërimin, por ai flinte përpara se të hante, atëherë ai nuk do të hante më atë natë dhe deri në perëndimin e diellit ditën tjetër.

Kejs Ibn Sirma Ensarij që kishte agjëruar atë ditë, shkon te gruaja e tij (në shtëpi) në mbrëmje në kohën e iftarit dhe e pyet nëse kishte diçka për të ngrënë. Ajo i tha: “Jo, por mund të shkoj të marr dhe të të sjell ty diçka.” Ai bënte punë të rëndë ditën, kështu që e kaploi gjumi dhe fjeti. Kur u kthye e shoqja dhe e pa, tha: “Zhgënjim për ty.”

Të nesërmen në mesditë i bie të fikët. Kështu që e njoftuan Pejgamberin a.s. për gjithë ndodhinë. Pastaj zbriti ajeti Kuranor: “Ju është bërë e ligjshme që ju të keni marrëdhënie me gratë tuaja natën e agjërimit (gjatë Ramazanit nga koha e prishjes së agjërimit në mbrëmje deri në fillimin e agjërimit për ditën pasardhëse në agim).

Ato janë Libas [mbështjellje, mbështetje, vend prehje – Sakan (d.m.th. ju ndjeni kënaqësi të jetoni bashkë, Tefsir Tabari] për ju, ashtu siç jeni edhe ju Libas për ato. Allahu e di mirë se ju gënjenit vetveten, kështu që Ai u kthye drejt jush (e pranoi pendimin tuaj) dhe ju fali. Tani pra, afrojuni atyre dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju (fëmijët, pasardhësit)/7





Nga kjo ata u gëzuan shumë. Pastaj zbriti edhe: “Dhe hani e pini derisa të dallohet peri (drita e) bardhë e agimit qartë nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në rënien e natës (pasardhëse).” (Kuran,v 2: 187) (1915)

(Visited 5 times, 1 visits today)