Segunda-feira, 24/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Marangozi i ndershëm



Marangozi i ndershëm

Ndokush mund të thotë se veprimi i Jusufit dhe i Ubejdullahit ka ndodhur shumë kohë më parë, në kohëra ku provokimet dhe joshjet erotike nuk ishin si sot.

Pikërisht për këtë dyshim unë po ju tregoj një ngjarje që e di mirë se ka ndoshur në kohën e sotme. Kjo është historia e një marangozi, i cili punonte në shtepinë e një pasaniku dhe gjatë shërbimit që ofronte për këtë shtëpi ai ballafaqohet me të njejtin ngacmim , që bëri edhe gruaja e Azizit ndaj Jusufit alejhi selam.

Marangozi iu përgjigj: Jo, për zotin, nuk kam për ta bërë një punë të tillë kurrë! Dhe shpejtoi drejt derës. Gruaja merr një armë , që e kishte në shtëpi dhe i thotë: Nëse nuk e bën , do të të vras! Marangozi qëndroi duke pritur vdekjen! Ai filloi të pëshpëriste shehadetin.

Marangozi tregon: Më pas ajo deshte të më nxirrte nga shtëpia! Dola duke qarë nga gëzimi. Me mirësinë tënde o Zot bëre që unë të udhehiqem nga shembulli i Jusufit alejhi selam!
Ky njeri jetonte në kohën tonë dhe mundi që t´i thotë “jo” mëkatit. Veproi ngjashëm si profeti Jusuf.





A do edhe ti, o njeri që ta kesh një cilësi të tillë? A dëshiron që të qëndrosh në krah të Jusufit alejhi selam në Ditën e Kiametit?
Nëse vertet e do këtë gjë atëherë merr si shembull profetët e Zotit dhe moralin e tyre. nektarixhenetit.com/

 

(Visited 17 times, 1 visits today)




Top