Terça-feira, 22/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Manteli i Zonjës – kura perfekte për problemet gjinekologjike tek gratë dhe vajzat

Manteli i Zonjës – kura perfekte për problemet gjinekologjike tek gratë dhe vajzat

Manteli i Zonjës – kura perfekte për problemet gjinekologjike tek gratë dhe vajzat

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më seriozet, janë të pranishme si te vajzat e reja ashtu dhe te gratë.

Shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar një bimë tejet të mirë për përmirësimin e problemeve gjinekologjike.

Manteli i Zonjës (Alchemilla vulgaris), ka veti të përsosura shëndetësore, e veçanërisht në lidhje me shëndetin gjinekologjik.

Sipas Johan Kincora, që merret me bimë, thotë se 30 për qind e problemeve gjinekologjike mund të shmangen vetëm duke konsumuar çajin e Mantelit të Zonjës.

Kjo bimë është e pasur me acide organike, flavanoide, tanine, acide salicilike, vitaminë C etj.

Disa nga të mirat që i sjell kjo bimë:

Është bima ideale për të mbetur shtatzënë.
Kjo bimë konsiderohet si ilaçi më i mirë natyral për trajtimin e pamundësisë për të mbetur shtatzënë. Kjo për shkak se bima vepron si rregullator natyral i hormoneve, e sidomos atyre që janë të rëndësishme kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Ndihmon në menopauzë.
Bima ofron edhe një sërë të mirash shëndetësore në lidhje me fibroidet, cistet etj. Ajo ndihmon simptomat menstruale dhe menopauzave, si dhe taninet ndikojnë që t’i shmangni dhimbjet e mëdha dhe të rregulloni gjakderdhjen.

Të mira tjera shëndetësore të kësaj bime janë: shkatërrimi i baktereve dhe viruseve, ndihmon dhimbjen e gjakderdhjes, të kafshimeve nga insektet, ndalon marramendjen dhe vjelljen, diarrenë etj.

Përdorimi:
Vendosni një lugë (gjelle) të kësaj bime në një gotë me ujë të vluar dhe lëreni ashtu për 5-10 minuta. Maksimumi i pini dy çajra të tillë brenda dite.

Çajin e gjeni në BioNatural Shop (tek Qafa, përballë pompës).

(Visited 54 times, 1 visits today)
Top