Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Pyetje: Babai im vuan një kohe të gjatë nga një sëmundje nervore, andaj vendosëm që ta shtronim në spital për kurim, mirëpo njëri prej të afërmve tanë na sugjeroi që të shkonim te një grua, e cila ua dinte ilaçin këtyre sëmundjeve dhe mjaftonte që t’i jepnim vetëm emrin e të sëmurit, e ajo do të […]
Pyetje: Babai im vuan një kohe të gjatë nga një sëmundje nervore, andaj vendosëm që ta shtronim në spital për kurim, mirëpo njëri prej të afërmve tanë na sugjeroi që të shkonim te një grua, e cila ua dinte ilaçin këtyre sëmundjeve dhe mjaftonte që t’i jepnim vetëm emrin e të sëmurit, e ajo do të […]
Magjistarët dhe falltarët

Pyetje: Babai im vuan një kohe të gjatë nga një sëmundje nervore, andaj vendosëm që ta shtronim në spital për kurim, mirëpo njëri prej të afërmve tanë na sugjeroi që të shkonim te një grua, e cila ua dinte ilaçin këtyre sëmundjeve dhe mjaftonte që t’i jepnim vetëm emrin e të sëmurit, e ajo do të na tregonte emrin e sëmundjes dhe ilaçin e duhur. A lejohet të shkojmë tek njerëz të tillë?
Përgjigje: Gruaja e përmendur në pyetje nuk është gjë tjetër veçse një prej falltarëve dhe magjistarëve, të cilët pretendojnë se dinë Dijen e Fshehtë (El-gajb)[1] dhe kërkojnë ndihmë prej xhindeve për të shëruar sëmundje të tilla, andaj besimi i fjalëve të tyre apo shkuarja tek ta për shërimin e sëmundjeve janë të ndaluara rreptësishtë. Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Nuk i pranohet namazi dyzet ditë rresht atij që shkon tek një falltar për ta pyetur për diçka”. (Transmeton Muslimi)
“Kush shkon te një falltar apo magjistar dhe i beson fjalët e tij, ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit”. (Hasen – Bezari)
Hadithet që trajtojnë këtë temë janë të shumtë. Detyra jonë është që t’i luftojmë këta sharlatanë dhe t’i paralajmërojmë të tjerët që të mos bien në grackën e tyre. Në të njëjtën kohë duhet t’i lajmërojmë organet shtetërore kompetente, në mënyrë që këta mashtrues të marrin dënimin e merituar.[2] Lënia pas dore e kësaj detyre sjell pasoja tepër të dëmshme për shoqërinë, sepse shumica e njerëzve, si pasojë e injorancës së tyre, nuk e dinë realitetin e këtyre njerëzve dhe lehtë mund t’u besojnë fjalëve dhe gënjeshtrave të tyre. Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Kush sheh një të keqe, duhet të mundohet ta ndryshojë me dorën e tij; nëse nuk ka mundësi, le ta ndryshojë me gjuhën e tij; nëse nuk ka mundësi, le ta ndryshojë me zemrën e tij, mirëpo ky është besimi më i dobët”. (Transmeton Muslimi)
Ibën Bazi
[1] Dija e fshehtë përfshin të gjitha ato gjëra, realiteti i së cilave është i panjohur për njerëzit, p.sh. Xheneti, Xhehenemi, jeta e varrit, shpirti, dija e së ardhmes, Dita e Kiametit etj. dhe nuk mund të zbulohet me mjetet që mund të disponojnë ata, sado të sofistikuara qofshin ato. Ne dimë nga kjo dije aq sa na ka treguar Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem-, i cili, nga ana e tij, ka ditur vetëm atë që i është shpallur nga All-llahu -subhanehu ve teala-, Zoti i Qiejve dhe i Tokës. Ajetet kuranore dhe hadithet pejgamberike tregojnë në mënyrë kategorike se vetëm All-llahu -subhanehu ve teala- e di dijen e fshehtë dhe se ajo që u është shpallur pejgamberëve nuk është veçse një pjesë fare e vogël e saj. All-llahu -subhanehu ve teala-, duke i drejtuar Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem-, thotë: “Thuaj (o Muhamed) nëse unë do ta dija të fshehtën, atëherë do të jetoja në bollëk dhe nuk do të më prekte ndonjë e keqe…”. (El-A’raf: 188) Në një ajet tjetër thuhet: “Askush, qoftë në qiell apo në tokë, nuk e di të fshehtën përveç Allahut.” (En-Neml: 65)
Kështu pra, Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- nuk e ka ditur Dijen e Fshehtë. Andaj si mund të pretendojë dikush se është në gjendje të dijë se ç’do të ndodhë në të ardhmen, kur vetë Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem-, me gjithë pozitën e tij të lartë, është urdhëruar të thotë: “…Unë nuk e di se ç’do të më ndodhë mua apo juve”.
Dijetarët muslimanë kanë rënë dakord njëzëri se ai person që pretendon se di të fshehtën, apo beson se dikush tjetër mund ta dijë atë, është jobesimtar edhe nëse falet e agjëron.
[2] Në Arabinë Saudite, nga ku është edhe pyetësja, ekzistojnë institucione shtetërore, detyra e të cilave është ndjekja dhe eliminimi i dukurive të tilla. Meqë në vendin tonë nuk gjenden institucione të tilla, muslimanët duhet të mjaftohen vetëm me dy mënyrat e para.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
June 19, 2017 / By M.I Premja e teshave apo njollosja e tyre me gjak
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
May 26, 2017 / By M.I Lutja per ta gjetur sihrin (magjine)
June 13, 2017 / By M.I Sihri (Magjia) i ngrënë
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
May 19, 2017 / By M.I Lamtumirë stres përgjithmonë 100% Efektive
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
May 18, 2017 / By M.I Mjekimi i plagëve dhe gërvishtjes së lëkurës
May 18, 2017 / By M.I Mjekimi i djegieve me mjaltë
May 18, 2017 / By M.I Me mjaltë për flokë të lëmuara dhe të mëndafshta
May 18, 2017 / By M.I Komponentët ushqimorë bazë të domosdoshme për organizmin
May 18, 2017 / By M.I EL FATIHA, SYNIMET DHE ÇËSHTJET MË TË LARTA
May 18, 2017 / By M.I NUK KANË ASPAK FRIKË DHE AS BRENGOSJE
May 18, 2017 / By M.I Reagimet ndaj leximit të Kuranit
May 18, 2017 / By M.I A mund të shërohet njeriu i çmendur apo ndonjë fëmijë i çmendur?