Quinta-feira, 17/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Macat dhe mbajtja e tyre !?

Macat dhe mbajtja e tyre !?

Macat nuk konsiderohen si naxhis (të papastërta). Prej tyre është transmetimi i Aishes (All-llahu qoftë i kënaqur me të), të cilës një grua i solli diçka për të ngrënë derisa ajo ishte duke u falur. Ajo ia bëri me shenjë asaj gruaje që ta lërë enën me ushqim poshtë. Derisa falej Aisha radijAllahu anhu, një mace filloi të hajë nga ena me ushqim. Pasi e fali namazin, Aisha hëngri nga ajo enë duke thënë: “I Derguari i All-llahut (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë: ´Ato (macat) nuk janë naxhis (të papastërta), për më tepër, ato janë prej jush.´ Hadithi gjendet në Sunenin e Ebu Davudit.10882303_360134900837816_5205290448446734847_n

Në transmetime tjera mësojme se, i Derguari i All-llahut (salAllahu alejhi ve selem) ka marrë abdes nga ena në të cilën maca ka pirë ujë, etj.

Andaj, me fjalet “..ato janë prej jush (el-tava´fi´na alejkum)” nënkuptohet një raport sikur me robin në shtëpi, dmth, janë gjithmonë në shoqëri të njerëzve, janë pjese e jetës/mjedisit të tyre, etj.

Mbatja e maceve në shtëpi është e lejuar, pasi Ebu Hurejra radijAllahu anhu mbante mace dhe Pejgamberi alejhi selam nuk ia ndaloi dhe për këtë shkak edhe e quajti Ebu Hurejre (baba i maceve).

Gjithashtu jargët e macëve janë të pastra duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ebi Katade nga Pejgamberi alejhi selam “Macet nuk janë të papastërta,ato rrinë në ambientet tuaja”.Transmeton Imam Tirmidhiu dhe të tjerët ,hadithi është i saktë.

Përshtati: Mjeku Musliman

(Visited 53 times, 1 visits today)
Top