Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutjet e vitrit dhe e namazit të natës

Lutjet e vitrit dhe e namazit të natës

Natës thuajse i erdhi fundi. Është çereku i fundit. S’ka zhurma. Mbizotëron një qetësi e plotë. Allahu i madhëruar zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: A ka ndonjë që më lutet që t’i përgjigjem. Një e treta e fundit të natës është koha e adhurimit të sinqertë, adhurim të cilin nuk e bën veçse ai të cilit i ka
dhuruarZoti dritë.

Namazi i natës i shoqëruar nga lutjet profetike i dhuron besimtarit grada të larta në monologun me Zotin e vet.

O Zot, Ty të takon falënderimi. Ti je Ai që i mban qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që ka në to. Për Ty është falënderimi, dhe e jotja është mbretëria e qiejve dhe tokës dhe çka midis tyre. Ty të takon falënderimi dhe Ti je drita e qiejve dhetokës. Ty të takon falënderimi dhe ti je i Vërteti. Premtimi yt është i Vërtetë,takimi me Ty është i Vërtetë. Fjala jote është e Vërtetë.

Xheneti është i Vërtetë. Zjarri është i Vërtetë. Të dërguarit e tu janë të Vërtetë. Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është i Vërtetë. Dita e Kijametit ështëe Vërtetë.O Zot, Ty të jam dorëzuar, dhe Ty të kam besuardhe tek Ty jam mbështetur,dhe nga Ti jam kthyer, me Ty kam triumfuar, dhe me Ty kam gjykuar. Më fal mua gjynahet e mëparshme dhe të tanishmet, ato që i kam kryer fshehurazi dhe haptazi. Ti jei Pari dhe i Fundit. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. Nuk ka forcë dhe ndryshim veçse me lejen Tënde.

Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur ngrihej nga gjumi dhe falte namaz nate, thoshte këtë lutje e cila përmbledh domethënie të shumta. (Mutefek alejhi). Këtu tregohet qartë se profetit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka qenë njohës i plotë i emrave e cilësive dhe
madhështisë së Allahut të Madhëruar si dhe edukata e lartë e tij (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në falënderim dhe lavdërim karshi Krijuesit të tij.

Gjithashtu përftohet pëlqyeshmëria e fillimit të lutjes me: O Zot, të lutem me anë të kënaqësisë Tënde të më mbrosh nga hidhërimi Yt dhe me faljen Tënde nga dënimi Yt. Kërkoj mbrojtjen me Ty prej Teje. Unë nuk mund të të madhëroj Ty ashtusiç e meriton Ti. Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e thoshte këtë lutje në namazin e natës kur ishte në sexhde, ashtu siç e transmeton dhe Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të.) (Transmeton Muslimi 1120)

Robi kur ka frikë prej ndonjë krijese ikën prej saj, ndërsa kur ka frikë prej Allahut nuk ka ku të strehohet vetëm se tek Allahu.e lavdërim e falënderim.

O Zot, më bëj mua prej atyre që Ti i ke udhëzuar, dhe më bëj prej atyre që Ti i ke falur. Më bëj prej të dashurve të Tu, më beko mua në atë që më ke dhënë dhe më mbro nga dëmi i asaj që më ke caktuar. Vërtet Ti je Ai që cakton dhe askush s’mund të caktojë kundër Teje asgjë. Me të Vërtetë s’ka mposhtje për atë që Ti e do dhe s’ka ndihmë për atë që është armiku Yt. I Madhërishëm dhe i Lartë je Ti, 0 Zoti ynë. (Transmeton Ebu Davudi 1427)
Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e mësoi El Hasen Ibn Alij që të thoshte këtë lutje.
Kjo lutje përmbledh domethënie të shumta duke kërkuar udhëzim të plotë dhe shkaqet e këtij udhëzimi, udhëzim si ai i të dërguarve (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta), si dhe mbrojtje prej çdo të keqeje në shëndet,në sjellje etj. Çështjet e veta besimtari ia lë në dorë Allahut të madhëruar.Tek Ai mbështetet dhe jo tek vetja e vet si dhe Zotit i kërkon begati në pasuri, jetgjatësi, begati në dije dhe punë. Besimtari i kërkon mbrojtje Allahut për ato qe Ai i ka caktuar. Caktimi i Allahut është një nga shtyllat e besimit gjë për të cilën besimtari duhet të jetë i kënaqur me këtë caktim, i mirë apo i keq qoftë ai në sytë e tij. Atë që Allahu e humb nga rruga e drejtë, s’ka kush që mundta udhëzojë dhe atë që e ka udhëzuar Allahu nuk ka kush që mund ta devijojë nga kjo rrugë. I Lartmadhërishëm është Allahu, Zoti i botërave.

O Zot, më dhuro në zemrën time dritë, dhe në shikimin tim dritë, dhe në dëgjimin tim dritë. Më jep dritë në të djathtë dhe në të majtën time, sipër meje dhe poshtë meje. Më jep dritë përpara dhe pas meje. Dhe më bëj mua dritë. (Mutefek alejhi)

Transmeton Ibn Abasi se profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e bëri këtë lutje në namazin e natës. Thuhet se e ka bëra përpara se të fillonte namazin, e të tjerë thonë se e tha këtë lutje pasi mbaroi namazin. Thuhet se e ka thënë kur po shkonte në namazin e sabahut. Dritat për të cilat është lutur profeti (Paqja dhe mëshirae Allahut qofshin mbi të) janë ato që ndriçojnë gjymtyrët Ditën e Kijametit, atë ditë kur errësira do të sundojë kudo. Ka prej dijetarëve që thonë se kihet për qëllim udhëzimi dhe dija e dobishme. E disa të tjerë thonë se kihet për qëllim zbukurimi i këtyre gjymtyrëve në bindje të vazhdueshme ndaj Allahut, sepse shejtani e rrethon njeriun nga tëgjashtë anët duke i shkaktuar vesvese të shumta. Nëse besimtari është i fumizuar me këtë dritë, atëherë ai është i mbrojtur nga këto vesvese./nektarixhenetit.com/

 

(Visited 52 times, 1 visits today)
Top