Sábado, 15/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutjet e shumta



Lutjet e shumta

Lutjet e shumta

Lutja e shumtë dhe insistimi në te kur ke ngushticë, ose brengë, ti ngresh duart e përkuljes para Allahut, ti shpalosësh ankesat dhe mërzitë tuaja Atij, të lotosh para Tij, duke e ditur se Ai, Allahu është më i mëshirshëm ndaj teje se sa që është i mëshirshëm nëna dhe babai yt, se gruaja dhe fëmijët tuaj është element shumë i rëndësishëm në largimin e brengës dhe ngushticës.

Omeri -radijAllahu anhu- tregon:

قدم على النبي سبيٌ، فإذا امرأه من السبي تحلب ثديها تسقي، إذا وجدت صبياً في السبي أخذته فألصقته ببطنها وأرضعته، فقال النبي : {أترون هذه طارحةً ولدها في النار؟} قلنا: لا، وهي تقدر على أن لا تطرحه. فقال : { الله أرحم بعباده من هذه بولدها } [أخرجه البخاري[





Erdhën para Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem- disa robër. Një grua e cila ishte gji dhënëse, kur e gjeti foshnjën e vet, e mori, e ngjiti për barku dhe i dha gji. Atëherë Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- tha: A ka mundësi që kjo grua ta hedh foshnjën e saj në zjarr? I tham: jo, nëse ka mundësi mos ta hedhë. Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- tha: “Allahu është edhe më i mëshirshëm me robërit e Tij se sa kjo ndaj foshnjës së saj”. (Buhariu).

(Visited 193 times, 1 visits today)




Top