Quinta-feira, 22/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutje të veçanta për sëmundjet fizike

Lutje të veçanta për sëmundjet fizike

I Dërguari i Allahut alejhi selam ka porositur leximin e Kur’anit dhe të lutjeve të veçanta edhe për sëmundjet fizike, ashtu siç e gjejmë në një transmetim të Ebu Se’id el-Hudriut r.a., ku kaptina El Fatiha i është lexuar personit të cilin e kishte kafshuar akrepi, i cili me ndihmën e Allahut ishte shëruar dhe i Dërguari alejhi selam këtë e ka konsideruar si të drejtë.

Nëse dikush ankohet në dhembje në ndonjë pjesë të trupit të tij, ai ka porositur, siç transmeton Ebu Derda r.a., që t’i lexohet duaja konkrete dhe ajo dhembje do të largohet.
Gjithashtu, transmetohet prej Osman b. Ebi Asit r.a. i cili ankohej për dhembje në trup të cilën e ndjeu pasi që kaloi në islam dhe i Dërguari alejhi selam e porositi që ta vendosë dorën aty ku ndjenë dhembje, e pastaj që tri herë të thotë: Bismil-lah!
Dhe shtatë herë: Eudhu bi’isgetil-lahi ue kudretihi min sherri ma exhidu ue uhadhiru!

(Visited 36 times, 1 visits today)
Top