Quinta-feira, 25/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutje të ndryshme për fëmijët



Lutje të ndryshme për fëmijët

Sa bukur do të ishte që prindërit t’i drejtoheshin me lutje Krijuesit të tokës e të qiejve që t’i ruajë fëmijët e tyre e t’i bëjë ata bebe syri’ për ta, t’i ndihmojë për t’i edukuar dhe për përkujdesje.
Kështu, o prindër, bëni sa më shumë lutje dhe luteni Allahun me përulje dhe thoni: ”Zoti juaj ka thënë lutmëni Mua, t’ju përgjigjem” dhe përfitoni nga momentet kur këto lutje përgjigjen. Në një të tretën e fundit të natës robërit e devotshëm ngushëllohen duke u afruar me Allahun.
Më poshtë po japim disa nga këto lutje:
O Zoti ynë, na dhuro bashkëshorte e pasardhës që të jenë bebe syri për ne dhe na bëj ne prijës të të devotshmëve;
O Zot, na jep begati tek fëmijët dhe pasardhësit tanë, hapu atyre rrugën e adhurimit tënd dhe ne na e bë kësmet mirësinë e tyre;
O Zot, ne të kërkojmë për vete dhe pasardhësit tanë paqe, lumturi dhe xhenetin, shoqërinë e të mirëve, ngrohtësinë e të devotshmëve dhe shpëtimin prej zjarrit;
O Zot, ne të kërkojmë jetesë të mirë, jetë të lumtur, bamirësi të plotë dhe mirësitë më të përgjithshme;
O Zot, o mësues i Musait e Ademit, jepi sukses fëmijëve tanë të mësojnë dije te dobishme. O ti që i mësove Sulejmanit të njohë tërë gjuhët, O Ti që
Lukmanit i dhurove urtësinë, jepu atyre urtësi;
O Zot, mësoju atyre atë që nuk dinë dhe kujtoja atë që mësuan e hapu atyre begatitë e qiellit e tokës;
O Zot, ne të kërkojmë për ta kujtesë të fortë, kuptim të shpejtë dhe mendje të pastër;
O Zot, bëji ata të udhëzuar e udhëzues, e jo të humbur e humbës;
O Zot, bëji ata prej njerëzve të tu dhe të veçantët e Tu, drita e të cilëve përhapet nga para e pas tyre;
O Zot, pastrojua zemrat, falja mëkatet, mbroja nderet e tyre dhe ruaji gjuhët e tyre;
O Zot, bëji ata roje të fesë tënde dhe ji i butë me ta, bëji ata ruajtës të librit tënd dhe ftues në rrugën tënde;
O Zot, bëje Kuranin pranverë të zemrave të tyre, shëruesi zemrave të tyre, dritë për shikimet e tyre, furnizoji dhe jepu urtësi, zbukuro edukatën e tyre
me butësi, nderoi ata me devotshmëri dhe jepu atyre shëndet;
O Zot, hapu atyre dyert e furnizimit të lejuar, ngopi ata me hallall ndaj haramit dhe me pasurinë tënde pas uroji ata;
O Zot, largoji të këqijat prej tyre, sprovat që i shohin e ato që nuk i shohin dhe ruaji nga shoqëria e keqe, ruaji nga e keqja e të këqijve, natën e ditën dhe fali ata o Falës, hapu atyre rrugën aty ku do e kënaqesh dhe bëji ata bebe syri për ne në këtë botë e në tjetrën.





(Visited 18 times, 1 visits today)




Top