Quinta-feira, 25/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutje nga Muhamedi alejhi selam (hadithet e vërteta)



Lutje nga Muhamedi alejhi selam (hadithet e vërteta)

Lutje nga hadithet e vërteta:
“Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, po edhe në atë botë të mira, e na ruaj nga dënimi i zjarrit”.
“Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sprova dhe dënimi i zjarrit, nga sprova dhe dënimi i varrit, nga sherri i sprovës së pasurisë dhe sherri i sprovës së varfërisë.
Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sherri i sprovës së Dexhxhallit. Zoti ynë, laje zemrën time me ujë të borës dhe breshërit, pastroje zemrën time prej mëkateve ashtu sikur që ke pastruar rrobat e bardha prej ndytësirave dhe më largo prej mëkateve ashtu sikurse ke larguar Lindjen prej Perëndimit. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga përtacia, mëkati dhe borxhi”.
“Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj bote dhe dënimit të varrit”.
“Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga mërzia, dëshpërimi, pamundësia, përtacia, frika, koprracia, rëndimi i borxheve dhe mbisundimi i burrave”.
“Zoti ynë, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime, askush s’i fal mëkatet përveç Teje, falëm me falje prej Teje dhe më mëshiro, ngase Ti je Falës, Mëshirues”.
“All-llahu im, Ti je Zoti im, s’ka Zot tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar e unë jem robi Yt; do të jam besnik ndaj marrveshjes dhe premtimit Tënd sa të mundem; jam mirënjohës ndaj dhuntive Tuaja ndaj meje dhe i pranoj gabimet e mia; Më fal se s’ka kush që i fal mëkatet përveç Teje dhe kërkoj strehim te Ti prej të keqes që e kam bërë”. “All-llahu im, Ty të takon falënderimi, ngase Ti je drita e qiejve dhe tokës dhe çfare ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je mbikëqyrës i qiejve dhe tokës dhe çfare ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je e Vërteta; Premtimi Yt është i vërtetë, Thënia Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehennemi është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhammedi është i vërtetë.
All-llahu im, Ty të dorëzohem, vetëm në Ty mbështetem, Ty të besoj, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj dhe Ti je gjykatësi im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, që i kam fshehur dhe që i kam bërë publikisht.
Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.
“All-llahu im, bëj në zemrën time dritë, në shikimin tim dritë, në dëgjimin tim dritë, në të djathtën time dritë, në të majtën time dritë, mbi mua dritë, ndër mua dritë, para meje dritë, pas meje dritë dhe më jep mua dritë”
.
“All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo”. “All-llahu im që je Zot i qiejve dhe i tokës, Zot i Arshit të Madh, Zot i yni dhe i çdo sendi, Çarës i farës dhe i bërthamës, Zbritës i Tevratit, Inxhillit dhe i Furkanit, kërkoj strehim te Ti nga sherri i çdo krijese që është në Dorën Tënde.
All-llahu im, Ti je i Pari, para Teje s’ka asgjë, Ti je i Fundit, pas Teje s’ka asgjë, Ti je i Dukshmi, përmbi Teje s’ka asgjë, Ti je i Brendshmi, pa Ty s’mund të ekzistojë asgjë, laje për ne borxhin dhe na shpëto nga varfëria”.
“All-llahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj. All-llahu im, kërkoj strehim në Krenarinë Tënde, që s’ka Zot tjetër përveç Teje, prej lakimit nga rruga e vërtetë. Ti je i Gjalli që nuk vdes, kurse njerëzit dhe xhinët vdesin”. “All-llahu im, m’i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedoj. All-llahu im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, ato që i kam bërë fshehurazi dhe publikisht, dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.
“All-llahu im, më përmirëso fenë time që është mbrojtëse e çështjes sime, më përmirëso dunjanë time në të cilën jetoj, më përmirëso ahiretin tim ku është kthimi im, bëj që jeta ime të jetë shkak për shtimin e çdo të mire dhe bëj që vdekja ime të jetë rehati prej çdo të keqe”. “All-llahu im, kërkoj prej Teje udhëzim, devotshmëri, nder dhe pasuri”. “All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga pamundësia, përtacia, frika, koprracia, pleqëria e thellë dhe dënimi i varrit.
All-llahu im, jepi shpirtit tim devotshmëri dhe pastroje se Ti je Pastruesi më i mirë, Ti je Përgjegjës dhe Pronar i tij.
All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga dituria që s’ka dobi, nga zemra që s’frikohet, nga shpirti që s’ngopet dhe nga lutja që nuk pranohet”.
“All-llahu im, më udhëzo dhe më drejto; përkujto me udhëzimin Tënd udhëzimin në rrugë, kurse me drejtimin Tënd drejtimin e shigjetës”. “ All-llahu im, unë kërkoj strehim te Ti nga largimi i dhuntive Tuaja, keqësimin i shëndetit që ma ke dhënë, dënimi i papritur dhe nga i gjithë hidhërimi Yt”.
“All-llahu im, kërkoj të më përforcosh në këtë çështje, kërkoj vendosshmëri për udhëzim, kërkoj të më mundësosh që Të të falënderoj për dhuntitë Tuaja dhe Të të adhuroj mirë. Kërkoj prej Teje gjuhë të drejtë dhe zemër të shëndoshë. Kërkoj strehim te Ti nga sherri i asaj që e di, kërkoj prej Teje të mirën e asaj që e di dhe kërkoj falje prej Teje nga çdo send që e di Ti, ngase Ti me të vërtetë je Ai që e di të fshehtën”.
“All-llahu im, që je Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Krijues i qiejve dhe tokës, Njohës i të fshehtës dhe të dukshmes, Ti gjykon mes robërve T’u për gjërat në të cilat kundërshtohen, më udhëzo në të vërtetën për të cilën janë kundërshtuar njerëzit me lejen Tënde, ngase Ti atë që do e udhëzon në rrugë të drejtë”.
“Ja drejtova fytyrën time Atij që ka Krijuar qiejt dhe tokën, jam besimdrejt dhe nuk jam prej mushrikëve. Me të vërtetë namazi im, kurbani (sakrifica) im, jeta dhe vdekja ime janë për All-llahun [subhanehu ve teala], Zotin e botëve, i Cili nuk ka ortak. Me këtë jam urdhëruar dhe unë jam prej muslimanëve. All-llahu im, Ti je Mbret, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je Zoti im e unë jam robi Yt, i kam bërë padrejtësi vetes sime dhe këtë mëkat e pranoj, m’i fal të gjitha mëkatet se s’ka kush që i falë mëkatet përveç Teje dhe më udhëzo nga morali më i mirë se s’ka kush që udhëzon nga morali më i mirë përveç Teje, e më largo prej moralit të keq se s’ka kush që më largon prej moralit të keq përveç Teje. Ty të kam besuar, qofsh i Bekuar dhe i Lartësuar, prej Teje kërkoj falje dhe Ty të pendohem”.
“All-llahu im, Ty të bëj sexhde, Ty të kam besuar dhe Ty të dorëzohem. Fytyra ime i bën sexhde Atij që e ka krijuar dhe e ka trajtësuar, e i ka dhënë dëgjim dhe shikim. I Bekuar qoftë All-llahu [subhanehu ve teala], Krijuesi më i mirë”. “Ja drrejtova fytyrën time Atij që ka krijuar qiejt dhe tokën, jam besimdrejt dhe nuk jam prej mushrikëve. Me të vërtetë namazi im, kurbani (sakrifica) im, jeta dhe vdekja ime janë për All-llahun [subhanehu ve teala], Zotin e botëve, i Cili nuk ka ortak. Me këtë jam urdhëruar dhe unë jam prej muslimanëve. All-llahu im, Ti je Mbret, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je Zoti im e unë jam robi Yt, i kam bërë padrejtësi vetes sime dhe këtë mëkat e pranoj, m’i fal të gjitha mëkatet se s’ka kush që i fal mëkatet përveç Teje dhe më udhëzo nga morali më i mirë se s’ka kush që udhëzon nga morali më i mirë përveç Teje, e më largo prej moralit të keq se s’ka kush që më largon prej moralit të keq përveç Teje. Ty të përgjigjem dhe çdoherë jam në shërbimin Tënd. I gjithë hajri është në dorën Tënde, e sherri nuk është prej Teje. Unë jam me Ty dhe fundin e kam te Ti, i Bekuar qofsh dhe i Lartësuar, prej Teje kërkoj falje dhe te Ti pendohem”.
“All-llahu im, kërkoj prej Teje dashurinë Tënde, dashurinë e atij që Të do dhe veprën që më sjell deri te dashuria Yte. All-llahu im, bëre dashurinë Tënde më të dashur për mua sesa vetja ime, familja ime dhe uji i ftohtë”.
“All-llahu im, m’i fal mëkatet, ma zgjero shtëpinë time dhe ma beko furnizimin që ma jep”. “All-llahu im, na ndaj nga devotshmëria Yte pengesë mes neve dhe mëkateve ndaj Teje, na ndaj nga respektet Tuaja vepra që na dërgojnë në Xhennetin Tënd, na ndaj neve aq bindje sa na i lehtëson fatkeqësitë e dunjasë, na mundëso që të kënaqemi me veshët, sytë dhe fuqinë tonë sa të jemi gjallë dhe këtë të fundit bëre trashëgimtar tonin (na jep fuqi deri në fund të jetës), bëre që hakmarrja ynë të jetë ndaj atyre që na bëjnë zullum dhe na ndihmo kundër atyre që na armiqësojnë, mos e bën fatkeqësinë tonë në fenë tonë, e as mos e bën dunjanë interesin tonë më të madh e as qëllimin e diturisë sonë, dhe mos mundëso të na sundojë kush nuk na mëshiron”. “All-llahu im, Ti je Falës, Bujar dhe e do faljen, ndaj na fal neve”.
“All-llahu im, ne kërkojmë prej Teje çdo të mirë që e ka kërkuar prej Teje Pejgamberi Yt, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe kërkojmë strehim prej Teje nga çdo e keqe nga e cila ka kërkuar strehim te Ti Pejgamberi Yt, Muhammedi sal-lal-llahu alejhi ve sel-lem. Ti je Ndihmës, Ty të mbetet kumtimi dhe s’ka mundësi e fuqi vetëm se me All-llahun [subhanehu ve teala]”. “All-llahu im, bën që hallalli Yt të më mjaftojë përballë haramit dhe bën që dhuntitë Tuaja të më bëjnë të panevojshëm ndaj të tjerëve”.
“All-llahu im, kërkoj strehim prej Teje nga kufri, varfëria dhe dënimi i varrit”.
“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga uria, se varfëria është më e keqe dhe kërkoj strehim te Ti nga tradhtia, se është vesi më i keq i brendshëm”.
“All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje nga grindja, dyfytyrësia dhe morali i keq”. “All-llahu im, kërkoj mbrojtje te Ti nga fundosja në borxhe, të mos na ngadhënjejë armiku dhe nga dashaligësia e armiqve”. “All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje nga çmenduria, lebra (elefantijazis), gërbulja dhe sëmundjet e këqija”. “All-llahu im, kërkoj mbrojte te Ti nga lodhja e udhëtimit, kthimi i molisur, nga prishja e gjërave pas përmirësimit të tyre, nga lutja e atij që i është bërë zullum dhe shikimi i keq në familje dhe pasuri”. “All-llahu im, kërkoj prej Teje Xhennetin dhe kërkoj mbrojtje prej Teje nga zjarri”.
“All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të rrëzohem (e të mbytem), mos të më zënë gërmadhat, mos të fundosem, mos të digjem. Kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të më devijojë djalli duke dhënë shpirt. Kërkoj mbrojtje prej Teje që të vdes në rrugën Tënde duke u tërhequr dhe kërkoj strehim te Ti që mos të vdes i kafshuar (prej kafshëve helmuese)”
. “All-llahu im, kërkoj të më mbrosh prej sëmundjeve në dunja dhe në ahiret. All-llahu im, kërkoj falje të mëkateve dhe të ma mbrosh fenë time, jetën time, familjen dhe pasurinë time
. All-llahu im, m’i mbulo të metat dhe më qetëso në momentet trishtuese. All-llahu im, më ruaj para dhe mbrapa, në të djathtë dhe në të majtë, dhe nga lartë.
All-llahu im, kërkoj strehim në madhërinë Tënde që mos të më lëshojë toka”. “All-llahu im, ma mbroj trupin tim nga sëmundjet. All-llahu im, ma mbroj dëgjimin tim nga sëmundjet. All-llahu im, ma mbroj shikimin tim nga sëmundjet. S’ka Zot tjetër përveç Teje”
. “All-llahu im, mëshirën Tënde e shpresoj e mos më lë që të mbështetem në veten time as sa një lëvizje e qerpikëve, më përmirëso gjithë gjendjen time, s’ka Zot tjetër përveç Teje”.
“All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të humbi dhe mos të më humbë ndokush, që mos të rrëshqas ose të më rrëshqet ndokush, që mos të bëhet padrejtësi dhe mos t’i bëjë kujt padrejtësi dhe që mos të sillem në mënyrë injorante ndaj ndokujt e as mos të sillet ndokush ndaj meje në mënyrë injorante”.
“O Zot, më ndihmo e mos i ndihmo ndokujt kundër meje, më mundëso fitore e mos i mundëso ndokujt të më fitojë, bën kurthë për mua e jo kundëra meje dhe më ndihmo kundër atij që më bën zullum.
O Zot, më bën falënderues Tëndin, përmendës Tëndin, që frikohet shumë prej Teje, i kërrusur para Teje dhe i mposhtur e i penduar te Ti.
O Zot, pranoje teuben time, laje mëkatin tim, përgjigjju lutjes sime, udhëzoje zemrën time, drejtoje gjuhën time dhe largoje prej gjoksit tim urrejtjen dhe zilinë”.
“O ndryshues i zemrave, përforcoje zemrën time në respektin Tënd”. “Kërkoj strehim në Fjalët e All-llahut [subhanehu ve teala] të plota nga hidhërimi i Tij, nga dënimi i Tij, nga sherri i robërve të Tij, nga nxitja e djajve dhe nga prania e tyre”.
“All-llahu im, më udhëzo së bashku me ata që i ke udhëzuar, më mbroj prej sëmundjeve së bashku me ata që i ke mbrojtur, miqësom së bashku me ata që i ke miqësuar, ma beko atë që ma jep, më mbroj nga sherri i asaj që ke caktuar, ngase Ti je Ai që cakton, e s’ka kush cakton për Ty dhe s’ka mundësi të mposhtet ai që është miku Yt, e as të lartësohet ai që është armiku Yt, i Bekuar dhe i Lartësuar qofsh”.
“O Ti që je i Gjallë, o Ti që je Mbikëqyrës, kërkoj ndihmë në mëshirën Tënde”.
“All-llahu im, kërkoj mbrojtje nga sprova që lodhë, nga fundi i fatkeqësive, gjykimi i keq dhe dashaligësia e armiqve”. “All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje nga sherri i asaj që e kam bërë dhe nga sherri i asaj që s’e kam bërë”. “All-llahu im, shtoje pasurinë dhe fëmijët e mi dhe bekoje atë që ma jep”. “S’ka Zot tjetër përveç Teje, unë jam prej zullumqarëve”.
“All-llahu im, unë jam robi Yt, bir i robit Tënd dhe bir i robëreshës Tënde, koka ime është në Dorën Tënde, gjykimi Yt do të realizohet në mua, caktimi Yt për mua është i drejtë, Ty të lutem me çdo emër Tëndin që e ke, me të cilin e ke emërtuar Vetveten, ose ia ke mësuar ndonjë krijeses Tënde, ose e ke zbritur në Librin Tënd, ose e ke mbajtur të fshehur në Diturinë Tënde të fshehtë, që ta bëshë Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largim të dëshpërimit tim dhe mërzisë sime”.
“All-llahu im, na jep përfundim të mirë në të gjitha çështjet tona dhe na mbroj nga nënçmimi i dunjasë dhe dënimi i ahiretit”. “All-llahu im, kërkoj të më mundësosh të bëj vepra të mira dhe t’i lë veprat e këqija, t’i dua të varfërit, të më falish dhe të më mëshirosh, e nëse dëshiron të sprovosh ndonjë popull, ma merr shpirtin duke mos më sprovuar, dhe kërkoj që të më mundësosh dashurinë Tënde, dashurinë e atij që të do dhe dashurinë e asaj vepre që më afron te dashuria Yte”
. “All-llahu im, kërkoj prej Teje të gjitha të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, atë që e di dhe atë që nuk e di. Kërkoj mbrojtje prej Teje nga i gjithë sherri, i tashmi dhe i mëvonshmi, atë që e di dhe atë që nuk e di. Të lutem të më mundësosh Xhennetin dhe atë vepër dhe fjalë që më afron nga Xhenneti dhe kërkoj mbrojtje prej Teje nga zjarri dhe nga çdo vepër ose fjalë që më afron nga ai. Kërkoj prej Teje atë të mirë që e ka kërkuar Robi dhe I Dërguari Yt, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe kërkoj mbrojtje prej Teje nga çdo vepër nga e cila ka kërkuar mbrojtje prej Teje, Robi dhe I Dërguari Yt, Muhammedi sal-lal-llahu alejhi ve sel-lem. Të lus që ajo që më është përcaktuar, përfundimi i saj të jetë për mua udhëzim”.
“All-llahu im, më ruaj me Islam duke qenë në këmbë, më ruaj me Islam duke qenë ulur, më ruaj me Islam duke qenë i shtrirë dhe mos i mundëso armikut dhe ziliqarët dashaligësi ndaj meje. All-llahu im, kërkoj nga çdo e mirë, magaza e së cilës është në Dorën Tënde dhe kërkoj mbrojtje prej Teje nga çdo e keqe, magaza e së cilës është në Dorën Tënde”.
“All-llahu im, kërkoj prej Teje gjërat që ma bëjnë obligim mëshirën Tënde, vendosshmëritë që më çojnë në faljen Tënde, shpëtimin prej çdo mëkati, të fitoj plaçkë nga çdo bamirësi, të fitoj Xhennetin dhe të shpëtoj nga zjarri”
.
“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti prej pamundësisë dhe përtacisë, prej frikës dhe koprracisë, pleqërisë së thellë dhe vrazhdësisë, nga pakujdesi dhe dobësia dhe nga mposhtja e mjerimi. Gjithashtu kërkoj strehim te Ti prej varfërisë dhe mosbesimit, nga mëkatet, armiqësia (kacafytja) dhe dyfytyrësia, nga veprat që bëhen për sy e faqe e për t’u dëgjuar. Gjithashtu kërkoj strehim te Ti nga shurdhmemecllëku, nga çmenduria, lebra dhe nga sëmundjet e këqija”. “All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga fqiu i keq në vendbanim, ngase fqiu nomad transferohet”
.
“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti prej sherrit të veprave që i kam bërë dhe prej sherrit të veprave që nuk i kam bërë”. “All-llahu im, na e bëjë përfundimin të mirë në të gjitha çështjet tona, na mbroj nga nënçmimi i dunjasë dhe dënimi i ahiretit”. “All-llahu im, kërkoj strehim te Ti prej ditës së keqe, natës së keqe, çastit të keq, shokut të keq dhe fqiut të keq në qytet (vend të palëvizshëm).”
“All-llahu im, ma mëso fenë”. “All-llahu im, më bën dobi me atë që e kam mësuar, më mëso atë që më bën dobi dhe ma shto diturinë”. “All-llahu im, kërkoj prej Teje dituri të dobishme, furnizim të mirë (hallall) dhe vepra që pranohen te Ti”.
“All-llahu im, na i bashko zemrat tona dhe na pajto mes vete, na udhëzo rrugëve të shpëtimit dhe na nxjerr prej errësirave në dritë. Na largo prej të gjitha amoraliteteve, të dukshme dhe të brendshme. Na e beko dëgjimin, shikimin, zemrat, gratë dhe pasardhësit tanë. Pranoi pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm. Na bën që Të të falënderojmë për dhuntitë Tuaja, Të të lavdërojmë për to, t’i pranojmë dhe na i plotëso, o Zot”
. “All-llahu im, kërkoj prej Teje kërkesën më të mirë, lutjen më të mirë, shpëtimin më të mirë, punën më të mirë, shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë, vdekjen më të mirë, më përforco dhe ma rëndo peshojën (e të mirave), ma forco imanin, m’i ngrit shkallët në Xhennet, ma prano namazin, m’i fal mëkatet dhe kërkoj prej Teje shkallë të larta në Xhennet.
All-llahu im, kërkoj prej Teje çelësat e të mirave dhe fundin e tyre, të gjitha të mirat; fillimin e tyre, të dukshmet dhe të brendshmet, dhe shkallët e larta të Xhennetit.
Amin. All-llahu im, kërkoj të mirën e asaj që e bëj dhe që e veproj, të mirën e asaj që duket dhe të mirën e asaj që s’duket dhe shkallët e larta të xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj që të ma ngresh lart emrin tim, të m’i falish mëkatet, të ma përmirësosh gjendjen, të ma pastrosh zemrën, të m’i mbrosh organet (nga amoraliteti), të ma ndriçosh zemrën, të m’i falish mëkatet dhe shkallët e larta të Xhennetit. Amin.
All-llahu im, kërkoj që të më bekosh mua, dëgjimin tim, shikimin, shpirtin, fytyrën, moralin, familjen, jetën, vdekjen, veprat, t’i pranosh të mirat (që i veproj) dhe shkallët e larta të Xhennetit. Amin”.
“All-llahu im, më largo prej moralit të keq, prej epsheve të këqija, prej veprave të këqija dhe prej sëmundjeve të këqija”. “All-llahu im, më bën të kënaqur me atë që më furnizon dhe ma bën të bekuar”. “All-llahu im, më llogarit me llogari të lehtë”.
“All-llahu [subhanehu ve teala] jonë, na ndihmo Të të përmendim, Të të falënderojmë dhe mirë Të të adhurojmë”. “All-llahu im, kërkoj prej Teje jetë të pastër, vdekje të drejtë dhe kthim pa nënçmim e turpërim”.
“All-llahu im, kërkoj prej Teje iman që nuk largohet, begati që nuk harxhohet dhe shoqërimin e Xhennetit në lartësitë më të mëdha të tij”. “All-llahu im, më mbroj nga sherri i vetes sime dhe më mundëso që ta vendos çështjen më të drejtë.
All-llahu im, m’i fal (mëkatet) që i kam bërë fshehurazi dhe haptazi, që i bëj pa qëllim dhe me qëllim, që i di dhe që nuk i di”. “All-llahu im, më fal, më udhëzo, më furnizo, më jep shëndet dhe kërkoj strehim te Ti nga ngushtësia e qëndrimit Ditën e Kijametit”.
“All-llahu im, më kënaq me dëgjimin, shikimin tim dhe bëri trashëgimtarë të mi. Më ndihmo ndaj atyre që më bëjnë padrejtësi dhe hakmiru për mua”. “All-llahu im, më ngjall si të devotshëm dhe modest, i devotshëm dhe modest ma merr shpirtin dhe më ringjall në grupin e të devotshmëve dhe modestëve”.
“All-llahu im, m’i mbulo pjesët e turpshme të trupit (të metat), më qetëso nga trishtimet dhe m’i laj borxhet”.
“All-llahu im, m’i fal të gjitha gabimet dhe mëkatet. All-llahu im, më gjallëro dhe forco. Më udhëzo drejt punëve dhe moralit të mirë, ngase askush përveç Teje nuk udhëzon nga të mirat dhe nuk largon prej të këqijave”.
“All-llahu im, Ti ke krijuar shpirtin tim dhe Ti e mer, ngase Ty të takon (dhënja e) jetës dhe vdekjes; nëse e le të gjallë ruaje, e nëse e vdes falja mëkatet. All-llahu im, kërkoj prej Teje vitalitet”.
“All-llahu im, kërkoj prej dhuntive dhe mëshirës Tënde, ngase askush përveç Teje si posedon këto”. “All-llahu im, kërkoj strehim në Kënaqësinë Tënde nga Hidhërimi Yt dhe në faljen Tënde nga dënimi Yt. Kërkoj strehim te Ti prej Teje, unë nuk mund Të të lavdëroj ashtu sikur Ti e ke lavdëruar Veten Tënde”.
“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga varfëria, pakësia dhe nënçmimi, dhe kërkoj strehim te Ti nga bërja padrejtësi ndokujt ose të më bëjë padrejtësi ndokush”.
“All-llahu im, me Diturinë Tënde mbi të fshehtat dhe mundësinë Tënde ndaj krijesave, më le të gjallë nëse jeta është më mirë për mua dhe ma merr shpirtin nëse vdekja është më mirë për mua. All-llahu im, kërkoj prej Teje që Të të frikohem kur jam i vetëm dhe kur jam në njerëz. Kërkoj prej Teje të flas të vërtetën kur jam i kënaqur dhe kur jam i hidhëruar; kërkoj prej Teje të jem mesatar kur jam i pasur dhe kur jam i varfër; kërkoj prej Teje begati që s’harxhohen dhe kënaqësi që nuk ndërprehet; kërkoj prej Teje të jem i kënaqur pas caktimit Tënd; kërkoj prej Teje jetë të ftohtë pas vdekjes; kërkoj prej Teje kënaqësinë e shiqimit në Fytyrën Tënde dhe mallëzimin për takimin me Ty, duke mos përjetuar ndonjë dëm e duke mos u sprovuar me sprovë devijuese.
All-llahu im, na zbukuro me bukurinë e imanit dhe na bë të udhëzuar dhe udhëzues”. “All-llahu im, Zot i Xhibrilit, Mikailit dhe Zot i Israfilit, kërkoj strehim te Ti nga nxehtësia e zjarrit dhe nga dënimi i varrit”.
“All-llahu im, ashtu si më zbukurove krijaturën më zbukuro moralin”. “All-llahu im, kërkoj prej Teje duke e ditur se Ty të takon falënderimi, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je Dhurues i madh, Shpikës i qiejve dhe tokës, o Pronar i Shkëlqesisë dhe Fisnikërisë, o Ti që je i Gjallë dhe Mbikqyrës, prej Teje kërkoj Xhennetin dhe prej Teje kërkoj strehim nga zjarri”.
“All-llahu im, kërkoj prej Teje duke dëshmuar se Ti je All-llahu [subhanehu ve teala], s’ka hyjni tjetër përveç Teje, je Një, për Ty të gjitha krijesat kanë nevojë, nuk je lindur e as ke lindur dhe askush nuk të ngjan Ty, të m’i falish mëkatet, ngase Ti je Falësi, i Gjithmëshirshmi”.
“All-llahu im, na ripërti imanin në zemrat tona”. “All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga të bërit ortak kur e di dhe kërkoj falje për (ortakllëkun që ta bëj) pa dije”.
“All-llahu im, kërkoj prej Teje të mirat dhe lënjen e të këqijave, dashurinë e modestëve (të varfërve), të pranosh prej meje pendimin tim, e nëse do të sprovosh ndonjë njeri, ma mer shpirtin pa më sprovuar”.
“All-llahu im, unë jam robi Yt dhe biri i robit dhe robëreshës Tënde, balli im është në Dorën Tënde, gjykimi Yt ndaj meje do të realizohet, caktimi Yt për mua është i drejtë, të lutem me çdo emër Tëndin, me të cilin e ke emërtuar veten Tënde, ose ia ke mësuar ndonjë krijese, ose e ke zbritur në Librin Tënd, ose e ke ndalur për vete në diturinë e të fshehtës, që ta bësh Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largim i mërziave të mia dhe largim i vështirësive të mia”.
“O Zot, më fal, më prano pendimin, se me të vërtetë Ti je Pranues i pendimit dhe i Gjithmëshirshëm”. “All-llahu im, mëshirën Tënde e shpresoj e mos më le të mbështetem në veten time sa lëvizja e qerpikëve, ma përmirëso gjith gjendjen time, s’ka Zot tjetër përveç Teje”.
“All-llahu im, kërkoj prej Teje të mirat e kësaj dite, çlirimin, ndihmën, dritën, bereqetin dhe udhëzimin e saj, kurse kërkoj strehim te Ti nga sherri që është në te dhe sherri që vjen pas saj”….Nga libri,Lutje nga hadithet e vërteta





(Visited 22 times, 1 visits today)




Top