Domingo, 25/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutja është shpëtim për besimtarët

Lutja është shpëtim për besimtarët

Gjatë lutjes personi përjeton shpresën, dashurinë dhe qetësinë shpirtërore. Kjo forcon funksionet e tij fizike dhe psikike, freskon zemrën, dhe në këtë mënyrë mënjanon sëmundjen.
Brenga është një gjendje e rëndë shpirtërore e cila formohet te njeriu në momentin kur ndodhet para një problemi të madh, të cilin mendon se nuk mund t’a zgjidhë. Kjo njëherësh është faza e parë e tronditjes psiqike që ndikon në strukturën e personalitetit.
Borxhi shkakton një gjendje të tendosur psikofizike tek njeriu. Nuk ka brengosje më të madhe për njeriun se borxhi, sepse nuk e lë të qetë as ditë as natë.
Tregohet se një herë Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në xhami kishte takuar një njeri të quajtur Ebu Umame.
– Prej nga ti në xhami, pasi ende nuk është koha e namazit? – e pyeti Muhammedi, a.s.
– Më kanë kapluar brengat dhe borxhet, – u përgjigj Ebu Umame.
– A dëshiron të t’i mësojë disa fjalë, të cilat, kur t’i shqiptosh, do të të shpëtojnë nga brenga dhe t’i paguash borxhet tua? – e pyeti Muhammedi, a.s.
– Dëshiroj, o i Dërguari i Zotit, – tha Ebu Umame.
– Kur të zgjohesh dhe kur të biesh, thuaj:
“O Zot, po të lutem (të më mbrosh) nga brenga dhe pikëllimi, nga pamundësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, nga ajo që të më pushtojë borxhi dhe të më mbisundojnë njerëzit!”

(Visited 33 times, 1 visits today)
Top