Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Lutjet nga suneti “Zoti im! Unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetvetes, e mëkatet nuk i fal askush tjetër pos Teje. Andaj më fal me mëshirën tënde, sepse me të vërtetë Ti je Mëkatfalës dhe Mëshirues.” “Zoti im! Kërkoj mbrojtjen tënde nga mposhtja e fatkeqësive, nga arritja e pakënaqësisë, nga e keqja e caktimit […]
Lutjet nga suneti “Zoti im! Unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetvetes, e mëkatet nuk i fal askush tjetër pos Teje. Andaj më fal me mëshirën tënde, sepse me të vërtetë Ti je Mëkatfalës dhe Mëshirues.” “Zoti im! Kërkoj mbrojtjen tënde nga mposhtja e fatkeqësive, nga arritja e pakënaqësisë, nga e keqja e caktimit […]
Lutja e pranuar

Lutjet nga suneti
“Zoti im! Unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetvetes, e mëkatet nuk i fal askush tjetër pos Teje. Andaj më fal me mëshirën tënde, sepse me të vërtetë Ti je Mëkatfalës dhe Mëshirues.”
“Zoti im! Kërkoj mbrojtjen tënde nga mposhtja e fatkeqësive, nga arritja e pakënaqësisë, nga e keqja e caktimit dhe nga mposhtja e armikut.”
“S’ka të adhuruar me meritë pos Allahut, të Vetmit. Ai e ngriti ushtrinë e Tij, e ndihmoi robin e Tij dhe i mundi grupacionet Vet. Pas të Cilit nuk mbet askush.”
“O Zoti im! Unë kërkoj mbrojtjen tënde nga dembelia, nga plogështia, nga mëkatet dhe nga dështimi. Kërkoj mbrojtjen tënde nga sprova e varrit dhe nga dënimi i varrit, nga sprova e zjarrit dhe nga dënimi i zjarrit, nga sprova e pasurisë dhe nga sprova e varfërisë, si dhe kërkoj mbrojtjen tënde nga sprova e Dexhallit.”
“O Zoti im! Pastroj mëkatet e mia me ujin e borës dhe breshërit, pastroje zemrën time nga mëkatet ashtu siç e pastron teshin e bardhë nga njollat. Më largo mua nga mëkatet ashtu siç e ke larguar lindjen nga perëndimi.”
“O Allahu im! Unë e nënshtrova fytyrën time për Ty, ta dorëzova çështjen time Ty, e strehova shpinën time tek Ti, nga frika prej Teje dhe nga shpresa në Ty, s’ka vendstrehim dhe vendshpëtim prej teje pos tek Ti. Besova në librin tënd të cilin e ke zbritur dhe në pejgamberin tënd të cilin e ke dërguar.”
“Zoti im! Me emrin tënd jetoj dhe vdes.”
“Falënderimi i takon Atij i cili më ngjalli pasi që isha i vdekur dhe tek Ai është tubimi.”
“Allahu im! Ta dorëzova shpirtin tim Ty, e drejtova fytyrën time kah Ti, ta dorëzova çështjen time Ty, e strehova shpinën time tek Ti, nga frika prej Teje dhe nga shpresa në Ty, s’ka vendstrehim dhe vendshpëtim prej teje pos tek Ti. Besova në librin tënd të cilin e ke zbritur dhe në pejgamberin tënd të cilin e ke dërguar.”
“Allahu im! Më jep dritë në zemrën time, më jep dritë në shikimin tim, më jep dritë në dëgjimin tim, më jep dritë në të djathtën time, më jep dritë në të majtën time, më jep dritë mbi mua, më jep dritë nën mua, më jep dritë para meje, më jep dritë pas meje. Më jep dritë mua.”
“Allahu im! Ty të takon falënderimi, Ti je drita e qiejve dhe tokës dhe asaj që është në to. Ty të takon falënderimi, Ti je Kujdesësi i qiejve dhe tokës dhe asaj që është në to. Ty të takon falënderimi dhe Ti je i vërtetë, fjala yte është e vërtetë, takimi me ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehnemi është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhamedi [a.s] është i vërtetë. Allahu im! Ty të jam dorëzuar, në Ty jam mbështetur, në Ty kam besuar, kah Ti jam kthyer, për Ty jam armiqësuar, tek Ti jam gjykuar, andaj më fal mua atë që e kam bërë dhe atë që se kam bërë, atë që e kam fshehur dhe atë që e kam publikuar, Ti je i Pari dhe i Fundit, s’ka zot tjetër pos Teje.”
“Allahu im! Unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetvetes, e mëkatet nuk i fal askush tjetër pos Teje. Më fal mua me mëshirën tënde dhe më mëshiro, sepse Ti jë Falës dhe Mëshirues.”
“S’ka të adhuruar me meritë pos Allahut, i Cili është Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe Atij i takon lavdërimi, dhe Ai është i plotfuqishëm për çdo send. O Zoti im, s’ka kush e ndalon atë që Ti e ke dhënë dhe s’ka kush e jep atë që Ti e ke ndaluar, dhe nga Ti nuk mund të na mbrojë askush.”
“S’ka të adhuruar me meritë pos Allahut, Të Madhit dhe Të Butit. S’ka Zot tjetër pos Allahut, Zotit të Arshit madhështor. S’ka Zot tjetër pos Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës dhe Zotit të Arshit fisnik.”
“Allahu im! Ma mundëso që të jetoj përderisa jeta është në dobinë time, dhe ma merr shpirtin atëherë kur vdekja të jetë në dobinë time.”
“Allahu im! Unë kërkoj mbrojtjen tënde nga brenga dhe pikëllimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga kopracia dhe frika, nga borxhet e mëdha dhe nga mundja e armikut.”
“Allahu im! Kërkoj mbrojtjen tënde nga paaftësia dhe dembelia, nga frika dhe plogështia. Kërkoj mbrojtjen tënde nga dënimi i varrit, dhe kërkoj mbrojtjen tënde nga sprova e jetës dhe vdekjes.”
“S’ka Zot tjetër pos Allahut, i Cili është një dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i plotfuqishëm për çdo send.”
“Zoti im! M’i fal mëkatet e mia, më fal injorancën time, më fal të gjitha gabimet e mia dhe m’i fal ato gjëra të cilat Ti i di më mirë se unë. Allahu im! Më fal mëkatet e mia, ato që i kam bërë me qëllim, ato që i kam bërë me injorancë, ato që i kam bërë pa u kushtuar rëndësi, e të gjitha këto ekzistojn tek unë. Zoti im! Më fal ato gabime që i kam bërë, më fal ato vepra të mira që s’i kam bërë, më fal ato që i kam bërë fshehurazi, dhe ato që i kam bërë haptazi. Ti je i Pari dhe i Fundit dhe Ti je i plotfuqishëm për çdo send.”
“Allahu im! Dërgo salavate mbi Muhamedin, mbi familjen e Muhamedit, ashtu siç dërgove salavate mbi Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, me të vërtetë ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar. Allahu im! Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, me të vërtetë ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.”
“Allahu im! Përmirësoje përkushtimin tim ndaj fesë sime, e cila është çështja kryesore e imja, përmirësoje gjendjen time në këtë botë, në të cilën është jeta ime, përmirësoje gjendjen time në ahiret, në të cilin është kthimi im. Bëje jetën time të jetë shtesë për çdo të mirë dhe vdekjen time të jetë rahati nga çdo e keqe.”
“Allahu im! Më jep dritë në zemrën time, më jep dritë në gjuhën time, më jep dritë në shikimin tim, më jep dritë në dëgjimin tim, më jep dritë në të djathtën time, më jep dritë në të majtën time, më jep dritë mbi mua, më jep dritë nën mua, më jep dritë para meje, më jep dritë pas meje, më jep dritë në shpirtin tim dhe ma shto dritën time.”
“Allahu im! Më mbrojë mua me fenë time kur të jem në këmbë, kur të jem mbështetur dhe kur të jem shtrirë dhe mos lejo të më mund armiku apo ziliqari. Allahu im! Unë kërkoj prej Teje nga çdo e mirë, thesaret e së cilës janë në dorën tënde, dhe kërkoj mbrojtjen tënde nga çdo e keqe, thesaret e së cilës janë në dorën tënde.”
“Allahu im! Mbuloj auretet e mia, qetësoj brengat e mia dhe laj borxhet e mia.”
“Allahu im! Më fal mua mëkatin tim, injorancën time, gabimet e mia dhe ato gjëra që Ti i din më mirë se unë. Allahu im! Më fal mua atë që e kam bërë gabimisht, atë që e kam bërë me qëllim, atë që e kam bërë padashje dhe atë që e kam bërë me vetdije, e të gjitha këto i kam bërë. Allahu im! Më fal mua atë mëkat që e kam bërë dhe ato vepra të mira që nuk i kam bërë, atë që e kam bërë fshehurazi dhe atë që e kam bërë haptazi. Ti je i Pari dhe Ti je i Fundit, dhe Ti je i plotfuqishëm për çdo send.”
Përktheu: Omer Zaimi
Shkëputur nga libri: “Dua nga Kurani dhe Suneti”
Përgaditi: Abdullah Ibn Ahmed el-Al-laf
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 11, 2018 / By M.I C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?
June 11, 2018 / By M.I Mjete shtëpiake për zbutjen dhe largimin e dhembjes së dhëmbit
June 11, 2018 / By M.I Efektet shëndetësore të pjeprit
June 11, 2018 / By M.I Mënyra e marrjes së guslit
June 11, 2018 / By M.I Ndiheni të lodhur dhe të stresuar? Përdorni këtë truk të thjeshtë në dush
June 11, 2018 / By M.I Tre orët më të vlefshme në Ramazan
June 11, 2018 / By M.I 10 shkaqet e furnizimit
June 11, 2018 / By M.I Disa lutje Kuranore
June 11, 2018 / By M.I Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote