Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LUTJA

LUTJA

Allahu i lartësuar thotë:

“E kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” El-Bekare, 186.

Profeti ﷺka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë, i falen atij gjynahet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi)

A e di ti, se lutja e agjëruesit nuk kthehet mbrapsht?

Profeti ﷺka thënë: “Tre personave nuk u kthehet lutja e tyre: agjëruesit derisa të hajë iftar, prijësit të drejtë dhe lutja e atij që i është bërë padrejtësi.” (Tirmidhi)

Profeti ﷺka thënë: “Vërtetë agjëruesit në kohën e iftarit, nuk i kthehet lutja e tij.”

Ide: Kushtoi një pjesë të kohës për çdo ditë të Ramazanit duke u veçuar në të me lutje.

Ebu Abdullah  El-Benaxhi ka thënë: “E çuditshme  është gjendja e një personi i cili kërkon atë që i nevojitet dhe e gjen tek pronari i tij, e pastaj ai ua kërkon atë skllevërve të pronarit.”

Përshtati: Suzana Kuburi

(Visited 179 times, 1 visits today)
Top