Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Lugina po zbrazët

Lugina po zbrazët

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të bëjnë maksimumin për shqiptarët e Luginës, sepse ata janë duke u shpërngulur me të madhe. Pasiguria politike, kushtet e rënda ekonomike janë duke zbrazur Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Shteti serb është duke bërë të pamundurën që t’ua vështirësojë jetën shqiptarëve në Luginë.
Bën të ditur në detaje mbijetesën e mundimshme që janë duke e përjetuar në vazhdimësi, shqiptarët e kësaj ane, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, në një intervistë dhënë gazetës ”Zëri”. Ai thotë se kjo gjendje arsyeton kërkesën e tyre që njëherë e përgjithmonë të integrohen brenda territorit të Kosovës.

ragmi mustafa

“Prandaj është e arsyeshme kërkesa jonë legjitime për një integrim brenda territorit të Republikës së Kosovës për t’u ndier rahat në tokat tona shqiptare autoktone njëherë e përgjithmonë”, thotë gjatë intervistës Mustafa. Ai kërkon që për shqiptarët e Luginës së Preshevës të dyja qeveritë duhet të bëjnë maksimumin për të siguruar qëndrueshmërinë në tokat e tyre autoktone.

Përndryshe paralajmëron se këto vendbanime gradualisht po zbrazen dhe zbrazja e këtyre vendbanimeve është njëlloj sikur po dorëzohemi para pushtuesve serbë.

Zëri: Kur do të jetë e mundur që dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama ta vizitojnë Luginën?

Mustafa: Të bëjnë një vizitë sipas kornizave që i cakton Beogradi. Ne kishim për vizitë ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, por ka qenë e rrethuar me një shtetrrethim të hekurt nga qeveria e Beogradit dhe jam ndier shumë keq sepse ka pasur kufizime të natyrave të ndryshme dhe aspak nuk ka qenë këtu ajo ish ndjerë shumë keq, janë parë edhe deklaratat e saj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, dhe t’i nënshtrohet kryeministri Thaçi këtyre kufizimeve të hekurta nuk kisha dashur në këtë kohë, por kur të vijë të jetë i lirë si në Kosovë edhe në Preshevë.

Në këtë drejtim duhet të ketë kujdes kryeministri Thaçi që mos të bjerë pre e provokimeve të Daciqve dhe Vuqiqve, për një vizitë të hekurt nga autoritetet e Beogradit apo shërbimit të sigurimit të Serbisë….(“Zëri”)