Terça-feira, 25/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lugina e errësirave



Lugina e errësirave

Tregohet se teksa Dhul Kanejni ishte në kërkim të Burimit të Jetës, bashkë me njerëzit e tij mbërriti në një vend i cili quhej “Lugina e errësirave”. Njerëzit e tij shkelën në një tokë të çuditshme, por për shkak të errësirës nuk e dinin çfarë shkelnin këmbët e tyre. Të çuditur e pyetën liderin e tyre Dhul Kanejnin:”Çfarë është kjo gjë mbi të cilën shkelim?”
Ai u dha një përgjigje shumë të bukur:”Ky është një vend, nga i cili kushdo që merr prej tij do të pendohet, por edhe ai që nuk merr gjë do të pendohet!”
Disa thanë:”Epo përderisa do të pendohemi, përse të marrim, ta mbajmë në krahë e të lodhemi? “
Të tjerë thanë:”Më mirë të marrim diçka, pasi nuk do të humbasim gjë. Në të fund të fundit, të penduar se të penduar do të jemi!”
Pasi ishin larguar dhe më në fund dolën në dritë, ata që kishin marrë nga ajo tokë, panë se duart i kishin plot me xhevaire dhe gurë të çmuar.”
Kështu, ata që morën dhe mbajtën u penduan dhe u bënë pishman pse nuk morën më shumë, kurse ata që nuk morën fare u penduan përse nuk morën sadopak!
Jeta jonë në këtë botë i ngjan Luginës së Errësirave. Kur ta braktisim jetën e kësaj bote dhe të shkojmë në botën e dritës hyjnore, atëherë do ta kuptojmë realitetin e kësaj jete, do ta shohim gjithçka të qartë para syve.
Ata që kanë bërë punë të mira dhe janë munduar të lënë gjurmë, do të pendohen përse nuk kanë bërë më shumë! Madje ata do e vuajnë shumë faktin që u ka ikur shumë kohë e çuar dëm, pa mundur të përfitojnë prej saj.
Kurse ata që nuk kanë vepruar punë të mira dhe nuk janë përgatitur fare për botën tjetër, ata që janë angazhuar me kënaqësitë haram të kësaj bote, sigurisht që do të pendohen dhe duke qarë do të luten:”Më ktheni të bëj ndonjë punë të mirë!”
Meqë jemi akoma në “Luginën e Errësirave” le të marrim sa më shumë nga “xhevahiret” e saj.





(Visited 25 times, 1 visits today)




Top