Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lufta me kancerin fillon në kuzhinë

Lufta me kancerin fillon në kuzhinë

kuzhina
Më shumë se 80% e rasteve të kancerit janë shkaktuar nga dieta dhe mënyra e jetesës jo të shëndetshme – thotë dr David Servan-Schreiber, neuropsikiatri francez, i cili preferon metodat natyrale të mjekimit të kësaj semundje. Në krye të listes së produkteve që mund të shkaktojnë kancer janë sidomos produktet me shumë yndyrë, të embla dhe produktet me shumë kimikate

.Fatmirësisht, me ushqimin e shëndetshëm mund të minimalizojmë rrezikun e sëmundjes.Në dietën kundër kancerit nuk mund të mungojnë fruta dhe perime bio.

Lëngje të shtrydhura të freskëta, vaj, arra, produkte të pasura me fibra dhe Omega-3 (peshku, fara lini).Këto ushqime veprojnë kundra infeksioneve që shkaktojnë zhvillimin e kancerit, forcojnë imunitetin si dhe ndalojnë zhvillimin e qelizave mutante.

Eshtë me vlerë të shtojmë ato produktet në dietën tonë, sepse, sic thoshte dr Servan-Shreiber, lufta me kancerin fillon në kuzhinë.Ndër produktet kundër kancerit, ato që sigurojnë mbrojtje më të lartë janë:

Shega

Shkencëtarët nga Ohio State University provuan, se ky frut mund të ulë rrezikun e kancerit të gjirit. Elagotaninet që përmbajnë sheget, ndalojnë zhvillimin e qelizave kanceroze. Analiza të tjera provuan, se pirja e një gotë lëngu shege cdo ditë ngadalëson zhvillimin e kancerit të prostatës në më shumë se 60 përqind. .

Kurkuma (Shafrani i Indisë).

Bota e mjekësise vlerëson këtë erëzë sidomos për efektet citotoksike të saj. Analizat treguan gjithashtu, se kurkumina (përberësi i kurkumës) jo vetëm shkatërron qelizat kanceroze, por edhe fillon procesin e vetëshkatërrimit të tyre. Kurkuma njihet gjithashtu për efekte të forta kundër infeksioneve dhe efekte pastruese.

Çaj jeshil

Burim i pasur i po­li­fe­no­leve, të cilat mbrojnë nga radikalet e lira. Falë përmbajtjës së substancës EGCG, çaji jeshil redukton rrezikun e kancerit të prostatës, të vezorëve dhe të zorës së trashë.

Hudra

Shkencëtarët gjetën në të rreth 30 substanca me veprimin kundër kancerogjen. Ndër më të njohurat është allicina – antioksidant i njohur, vepron gjithashtu kundër bakterieve. Analizat e kryera në Kinë treguan, që ngrënia e hudhrës së freskët të paktën dy herë në javë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive në më shumë se 40 përqind.

Qepa

Shkencëtarët italiane treguan se substancat që përmbajnë qepët ulin rrezikun e shfaqjes së të paktën 10 tipe të kancerit: të gjirit, të mitrës, të stomakut, të prostatës, të veshkave, të fytit etj. Veprimi kundërkancerogjen i qepes mund të jetë akoma më i fort nga ai i hudhres.

(Visited 24 times, 1 visits today)
Top