Domingo, 22/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lufta jote me shejtanin

Lufta jote me shejtanin

Uvejs el-Karniu, rahimehullah, ka thënë:

Nëse një njeri ec rrugës për tu takuar me armikun dhe gjatë ecjes

* E lodhë parzmorja dhe e hedh

* E lodhë shpata dhe e hedh

* E lodhë ushqimi dhe pija dhe i hedh

Pastaj takohet me armikun:

I ç’veshur, i ç’armatosur dhe i uritur,

Si ka mundësi të ngadhënjejë ndaj tij?!

Kështu është puna e atij që:

* I vjen rëndë dhikri dhe e braktisë atë!

* I vijnë rëndë sunetet dhe nafilet dhe i le pas dore!

* I vijnë rëndë obligimet dhe i vonon nga koha e vet!!

* I rëndojnë urdhrat dhe ndalesat dhe nuk i përfill!!

Pastaj ankohet nga jeta e keqe dhe pushtimi nga djalli!!

Ai e ka humbur veten para se të humbë nga djalli!!!

Përktheu: Bekir Halimi

(Visited 317 times, 1 visits today)