Sábado, 19/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lotët e fëmiut prekën zemrën e Omerit radijAllahu anhu

Lotët e fëmiut prekën zemrën e Omerit radijAllahu anhu

Fëmijëria është pafajësi. Buzëqeshja e fëmijës është buzëqeshje e njerëzimit, ndërsa vajtimi i tij pikëllon të gjithë ata që janë afër tij.

Librat e historisë regjistrojnë një rast që lidhet me halifen e dytë të muslimanëve Omer ibn Hattabin r.a. Në fakt ai një natë në Medine dëgjoi zërin e një fëmije duke qarë dhe u nis drejt zërit. Kur arriti tek shtëpia e fëmijës që qante i tha nënës së tij. “Frikoju Allahut dhe ji e butë dhe e mire me fëmijë tënd?” Ajo iu përgjigj se mundohet ta ndaj nga gjiri. Ai e pyeti: “Pse e bën këtë?” Gruaja iu përgjigj: “Omeri ka caktuar kompensim vetëm për ato fëmijë që nuk janë në gji. Omeri e pyeti se sa vjet ka, ndërsa gruaja i tregoi, atëherë Omeri i tha: “Allahu të mëshiroftë, mos nxito me fëmijën tënd.”

Pas kësaj u fali njerëzve namazin e sabahut, Aq shumë qante sa njerëzit nuk mund ta njihnin leximin e tij. Pasi që dha selam, u kthye nga njerëzit dhe u tha: Mjerë për ty o Omer, sa fëmijë muslimanë i ke mbytur me veprimin tënd,” Pastaj i tha tellallit të lajmëroj në qytet: “Mos nxitoni me fëmijët tuaj sepse kompensimi është për çdo fëmijë që lind në Islam.baby-443390_960_720

Vaji i fëmijës tronditi zemrën e Omerit. Për shkak të këtij vajtimi halifi i drejtë u mbyt në lot. Ishte i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij që kishte për çdo lot fëmije.

Javën e kaluar u dogj një fëmijë 18 muajsh. Vallë, a lëshoi lot dikush për të? A u pikëlluan udhëheqësit apo sundimtarët? Omeri r.a qau për shkak të lotit të një fëmije, ndërsa ne… ne nuk qajmë as për derdhjen e gjakut…

(Visited 32 times, 1 visits today)
Top