Sábado, 19/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lobi frontal në tru dhe dhuna

Lobi frontal në tru dhe dhuna

Sipas studimeve më të fundit, shkencëtarët pohojnë se lobi frontal i trurit (pjesa ballore ose ajo që në arabisht quhet nasije) kryen funksione të shumta. Ajo është përgjegjëse për dhunën tek  gjallesat e gjalla dhe në veçanti tek njeriu.

Nga studimet e kryera, është zbuluar se konsumimi i alkoolit ndikon negativisht në këtë vatër të trurit, pra në lobin frontal. Alkooli e dobëson performancën e kësaj vatre dhe aftësinë e saj për të marrë vendime të drejta. Jo vetëm kaq, por alkooli shkakton çrregullime në këtë vatër dhe e shtyn alkoolistin drejt sjelljeve agresive kundër të tjerëve.

Lobi frontal është pjesa ballore e trurit, pjesë e cila luan rol të madh në kreativitetin e njeriut, të menduarit, sjelljen, të gënjyerit, gabimet, dhunën etj… Sipas shkencëtarëve, goditjet që pëson kjo vatër gjatë aksidenteve, mungesës së gjumit, drogave, perversitetit seksual, marrëdhënieve jashtëmartesore, bixhozi etj… shkaktojnë çrregullime në funksionet e kores së trurit në këtë vatër, gjë e cila rrit dozën e agresivitetit ndaj të tjerëve.

Këto ishin rezultatet e arritura nga shkencëtarët jo myslimanë, gjatë studimeve dhe eksperimenteve të tyre mbi lobin frontal të trurit, rezultate të cilat përkojnë me informacionin e dhënë në Kuranin fisnik. Që para katërmbëdhjetë shekujsh, Kurani ka pohuar se konsumimi i lëndëve alkoolike rrit agresivitetin tek njeriu. Thotë Zoti në Kuran:”Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” (Maide, 91)

Sipas Kuranit, konsumi i alkoolit, falli dhe bixhozi, shkaktojnë konflikte dhe armiqësi mes njerëzve. Ai flet edhe për lobin frontal në trurin e njeriut, si dhe rolin që ai luan në gënjeshtrat, gabimet, krimet dhe rritjen e dhunës. Këta njerëz kriminelë, Ditën e Kiametit do të kapen pikërisht nga kjo vatër që të hidhen në dënimin e merituar. Thotë Zoti në Kuran:”Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit), për ballukesh (lobi frontal) të gënjeshtarit dhe fajtorit.” (Alak, 15-16)

I lavdëruar qoftë Zoti, Krijuesi më i mirë!

(Visited 64 times, 1 visits today)
Top