Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
“LLOJET E NDRYSHME TË ËNDRRAVE” Kur trupi i njeriut është në gjumë, shpirti i tij është i aftë të endet lirisht dhe me shpejtësi nëpër qiej, ku ai atje takon shpirtëra të tjerë dhe këto udhëtime pastaj mbahen mend nga personi, si ëndrra. Njëherë, Umeri e pyeti Aliun se përse disa ëndrra realizohen, përderisa disa […]
“LLOJET E NDRYSHME TË ËNDRRAVE” Kur trupi i njeriut është në gjumë, shpirti i tij është i aftë të endet lirisht dhe me shpejtësi nëpër qiej, ku ai atje takon shpirtëra të tjerë dhe këto udhëtime pastaj mbahen mend nga personi, si ëndrra. Njëherë, Umeri e pyeti Aliun se përse disa ëndrra realizohen, përderisa disa […]
“LLOJET E NDRYSHME TË ËNDRRAVE”

“LLOJET E NDRYSHME TË ËNDRRAVE”
Kur trupi i njeriut është në gjumë, shpirti i tij është i aftë të endet lirisht dhe me shpejtësi nëpër qiej, ku ai atje takon shpirtëra të tjerë dhe këto udhëtime pastaj mbahen mend nga personi, si ëndrra.
Njëherë, Umeri e pyeti Aliun se përse disa ëndrra realizohen, përderisa disa të tjera jo.
Aliu u përgjigj se gjithçka që shpirti përjeton në qiell gjatë gjumit është e besueshme dhe do të realizohet si e vërtetë. Megjithatë, djalli do të provojë ta hutojë shpirtin duke ia përzier vizionin e tij me frikë dhe gënjeshtra, në mënyrë që personi të zgjohet duke mbajtur mend qoftë ankthet, qoftë trazimet e tmerrshme të ëndrrave që nuk kanë kuptim.
Lidhur me këtë njohuri i Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) pat thënë:
“Ai që flet më së drejti prej jush, do të shohë ëndrrat më të vërteta.”
Ai, (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të), gjithashtu u ka thënë shokëve të tij:
“Pejgamberllëkut i ka ardhur fundi, por mbesin lajmet e mira.” Kur u pyet për lajmet e mira, ai u përgjigj: Ato janë ëndrrat e mira.”
Në një transmetim tjetër, i Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) ka thënë:
“Ëndrra e mirë është e 46-ta pjesë e shpalljes.” (Buhariu dhe Muslimi)
Ekzistojnë tri (3) lloje të ëndrrave siç ka thënë i Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të):
1. Rrëfimet e shpirtit
Këto janë ëndrra që pasqyrojnë jetën e përditshme të njeriut. Për shembull, personi që lexon Kur’an rregullisht, do të dëgjojë Kur’an në ëndrrat e tij, ndërkohë që ndjekësi i koncerteve do të dëgjojë muzikë. Tregtari do ta shohë veten duke bërë shitblerje në ëndrrat e tij, përderisa kuzhinieri do të ëndërrojë receta të reja.
2. Kërcënimet nga djalli
Djalli tenton ta frikësojë personin e fjetur me gënjeshtra dhe frikë. I Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) ka këshilluar që, kur të përjetohet ankth, personi duhet të thotë:
“Kërkoj strehim tek All-llahu”,
t’i fryejë duart, të kthehet në anën e tij të djathtë dhe MOS t’ia tregojë ëndrrën askujt. Ëndrra e keqe nuk do të realizohet nëse do All-llahu. (Ibën Es-Sunniu)
3. Ëndrrat e mira nga All-llahu
a) Ëndërrimi i dikujt që është gjallë është adresim i drejtpërdrejtë për atë person të veçantë dhe për askënd tjetër.
b) Është e zakonshme të ëndërrosh që një i vdekur është duke të folur. Vdekja është bota e së vërtetës dhe ëndrrat e tilla ndodhin ngase shpirti i të fjeturit dhe i të vdekurit takohen në qiej, kështuqë kjo ëndërr është e vërtetë.
c) Engjëlli i ëndrrave do të shfaq gjithashtu vizione në gjuhën e shenjave.Këto ëndrra janë gjithashtu profetike dhe të vërteta por duhet të shpjegohen në mënyrë të drejtë.
I Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) ka parë rregullisht ëndrra të tilla.
Për shembull, ai (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të), njëherë ka ëndërruar një grua të vjetër, të rrudhur dhe me flokë të shprishura. Shpjegimi që ai e dha ishte se gruaja paraqiste botën, ajo kishte jetuar shumicën e jetës së saj dhe ishte afër vdekjes së saj, pra bota ishte afër fundit të ekzistimit.
I Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) ka parë gjithashtu dy byzylykë të artë në ëndërr.
Shpjegimi i dhënë ishte se dy burra do të pohojnë pejgamberinë pas vdekjes së tij. Dhe siç u parashikua, Musejleme Kedhabi dhe El-Esved el-Ansi pretenduan të jenë pejgamberë pasi i Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) kishte vdekur.
Para betejës së Uhudit, i Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) pa një ëndërr në të cilën u therr një lopë. Shpjegimi ishte se një numër i shokëve të tij do të bien dëshmorë. Shtatëdhjetë shokë të tij (sahabë) vdiqën në Uhud.
Gjuha e ëndrrave asnjëherë nuk është lehtë të shpjegohet. Megjithatë, tabiini (pasues i sahabëve) i njohur, i quajtur Ibën Sirin, kishte njohuri të gjerë nga Kur’ani dhe Hadithi dhe ishte i shquar për aftësinë e tij të shpjegimit të ëndrrave në mënyrë korrekte.
– Në një ngjarje të njohur njëherë erdhi tek ai një burrë dhe kërkoi që t’ia shpjegojë ëndrrën e tij. Ai kishte ëndrruar se kishte thyer një vezë, e kishte hedhur të verdhën dhe kishte mbajtur të bardhën.
Ibën Sirini pohoi se kjo ishte ëndrra e tij personale dhe pastaj doli jashtë me pretekst dhe e alarmoi policinë, se në shtëpinë e tij ishte vjedhësi i varreve. Njeriu ishte mësuar të hapë varret që t’i vjedh qefinët, duke e lënë mënjanë kufomën, të paraqitur në ëndërr si e verdha e vezës.
– Në një ngjarje tjetër, një tregtar i pasur i cili kishte pesë djem ëndërroi se gishtërinjtë e tij ishin prerë me sëpatë. I brengosur, se fëmijët e tij janë në rrezik, ai nxitoi tek Ibën Sirini për këshillë. Ibën Sirini kërkoi nga ai shpërblim material para kohe dhe, kur i mori paratë, iu përgjigj se personi kishte neglizhuar pesë kohët e namazit dhe se duhet t’i kryejë rregullisht. Njeriu u largua i kënaqur që djemtë e tij ishin të sigurtë!
Dijetarët islamë të shpjegimit të ëndrrave thonë se koha kur ëndrrat realizohen varet prej kohës së ëndërrimit të tyre. Nata paraqet një mesatare prej njëzet vjetësh, kështu që ëndrra e parë në fillim të natës do të realizohet përafërsisht pas njëzet vjetësh.
Për shembull, Jusufi (paqja e All-llahut qoftë mbi të) ëndërroi që Dielli, Hëna dhe yjet i bënë sexhde (ranë me fytyrë në tokë). Ëndrra u përmbush njëzet vjet më vonë, kur prindërit dhe vëllezërit i bënë sexhde nga mirënjohja.
Ëndrra e parë në mes të natës do të realizohet pas rreth dhjetë vjetësh dhe ëndrra e parë në agim do të përmbushet së shpejti.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
July 6, 2017 / By M.I Arma sekrete kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës!
July 6, 2017 / By M.I Foshnja qe refuzonte gjirin e nenes ose qan naten
July 6, 2017 / By M.I Luleshtrydhja është një frut që ka shumë pak kalori
July 6, 2017 / By M.I Ademi a.s dhe qetësia shpirtërore
July 6, 2017 / By M.I Kurani,dielli,hëna dhe shkenca
July 6, 2017 / By M.I Sprova familjare e Ademit alejhi selam
July 6, 2017 / By M.I Menaxhimi i konflikteve bashkëshortore
July 6, 2017 / By M.I Mrekullia sociale në Kuran dhe sunet
July 6, 2017 / By M.I Hulumtim, truri i psikopatëve punon më ndryshe
July 6, 2017 / By M.I Universi,shkenca dhe Kurani