Domingo, 20/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LINDJA E NJË QENIE NJERËZORE! 

LINDJA E NJË QENIE NJERËZORE! 

LINDJA E NJË QENIE NJERËZORE!

Në Kuran përmenden një numër i madh subjektesh për të ftuar njerëzit në besim. Disa herë qiejtë, disa herë kafshët, disa herë bimët; të gjitha këto janë argumente për njerëzit. Në mjaft ajete, njerëzve u bëhet thirrje që të përqendrojnë vëmendjen në krijimin e tyre. Shumë shpesh atyre u kujtohet në Kuran ardhja e njeriut në jetë, fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb:

“Ne ju kemi krijuar juve, përse pra nuk e pranoni të vërtetën? A keni mendur ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?” (El Uakia 57-59)

Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban, është theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të këtij informacioni që gjenden në disa ajete të ndryshme Kuranit janë kaq të hollësishme, saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin VII të kishte njohuri për to. Disa prej këtyre pikave janë si më poshtë:

1. Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj.
2. Është mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës.
3. Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë.
4. Embrioni zhvillohet brenda tre errësirave (shtresave) në mitër.

Njerëzit në kohën kur u shpall Kurani e dinin me siguri se faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit, e cila rrjedh gjatë marrëdhënieve seksuale. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë muajsh kuptohej nga të gjithë, ishte diçka e dukshme dhe s’kishte nevojë për vëzhgime të mëtejshme.

Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paarritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe. Këto të dhëna u vërtetuan në mënyrë shkencore vetëm në shekullin XX.

Tani le t’i studiojmë këto pika një nga një.

Një pikë e farës!

Gjatë marrëdhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milionë spermatozoitë. Spermatozoitët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoitë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë vezën. Në fund të këtij “vrapimi pesë-minutësh”, veza, me madhësi sa një gjysëm kokërr kripe, lejon që vetëm një qelizë të depërtojë në të .

Kjo është esenca e njeriut, i cili nuk është krijuar nga e tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Kjo është e shpjeguar në Kuran:

“A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet ?” (El Kijame 36-37)

Siç e shihni Kurani na informon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Ky fakt që theksohet në këtë shpallje është zbuluar prej shkencës bashkëkohore dhe është një dëshmi e qartë se kjo shpallje ka origjinën hyjnore.


Në foton lart, ne shohim momentin e derdhjes së spermës në mitër. Nga 250 milionë spermatozoitet e lëshuara nga mashkulli, vetëm shumë pak prej tyre e arrijnë vezën. Spermatozoiti që do të fekondojë vezën është një prej një mijë qelizave spermatozoite që arritën të mbijetojnë. Fakti që njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara por nga një pjesë e vogël e saj, është e shpallur në Kuran me shprehjen “një pikë e farës që derdhet” .

(Visited 23 times, 1 visits today)
Top