Domingo, 13/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LIGJET E GJUMIT

LIGJET E GJUMIT

LIGJET E GJUMIT

Njeriu në kohën kur është në gjumë, siç thamë më sipër, i nënshtrohet ligjeve të cilat shkenca nuk mund t’i kuptojë. Për këtë arsye njerëzit janë pajtuar që t’i nxjerrin nga përdorimi i dialektikës argumentet që shohin në gjumë. Asnjë njeri nuk bën debat rreth tyre, sado që të flitet për atë që shohin njerëzit në gjumë, ose që nuk janë logjike.
Shumë shkolla filozofike kanë bërë përpjekje që të japin shpjegime, rreth atyre se çfarë sheh njeriu kur është në gjumë. Por, të gjitha dolën pa rezultate konkrete, edhe pse kemi shumë thënie dhe shembuj të shumtë që rrodhën nga shkenca e psikologjisë. S’do mend se është derdhur djersë e shumtë, janë angazhuar mjaft njerëz dhe shkencëtarë, por përfundimi i tyre u bazua vetëm mbi supozime, ose trillime, prej të cilave njeriu nuk ka fare dobi. Të gjitha ato thënie nuk kanë të bëjë me realitetin.
Shkenca thotë: Koha më e gjatë që mund të punojë truri i njeriut, duke qenë në gjumë, është shtatëmbëdhjetë sekonda. Vetëm gjatë këtij intervali, njeriu “mund të shohë ëndrra”. Ndërsa për t’a transmetuar një ëndërr, njeriut ndonjë-herë i duhet një orë ose më tepër.
Duhet të kuptohet se ky veprim është një transferim, nga një gjendje në një gjendje tjetër. Ai mund të kuptohet edhe si jetësim i një rregulli ose ligji, në një ligj krejtësisht tjetër. Këtë e përjeton secili njeri. All-llahu xh. sh. është i mëshi-rshëm me robërit e Tij, sepse shprehu Vullnetin e Tij që t’i tregojë njeriut që është në gjumë, se ai (njeriu) transferohet në botën e vdekjes në atë moment. Pra, kur ai kthehet në jetë (nga gjumi), domethënë, All-llahu xh.sh. ia kthen atij shpirtin përsëri në trup. Pse bëhet kjo? Për arsye që t’a mësojë njeriun, me transferimin e jetës së tij, prej një ligji në një ligj tjetër. Kur ne na thuhet se në ahiret do të jetojmë përgjithmonë, ne kuptojmë se do t’u nënshtrohemi ligjeve të tjera, dhe nuk habitemi, sepse jemi mësuar me këtë transferim!
Si mundet që njeriu të jetë i amshueshëm, apo të jetë i përjetshëm? Kjo jetë ka ligjet e veta të cilat e përcjellin njeriun. Pra, transferimi nga një ligj në një ligj tjetër bëhet çdo natë, tek secili njeri, duke mos e ndier ai fare këtë ndryshim. Kthimi, përsëri, i jetës dhe i ligjeve të mëparshme bëhet me anën e Fuqisë së All-llahut xh.sh., të cilat na sundojnë ne, e ato ligje janë ligjet e zgjimit. Pastaj, përsëri biem në gjumë dhe përsëri transferohemi në ligjin tjetër.
Nuk mendoj se dikush prej atyre, që deklaron vetëm në emër të shkencës, të mund të na shpjegojë se cilat janë ato ligje që i nënshtrohet ai, në momentin e rënies në gjumë. Të na tregojë, gjithashtu, se si mund të shohë ai, kur i ka sytë të mbyllur (në gjumë)? Ose kur vrapon, e ai është në shtrat? Ose kur udhëton nga një vend në tjetrin, e ai nuk ka lëvizur fare!?
Nga këto pyetje mësojmë se ekziston një mbretëri tjetër (ligjesh) për njeriun, të cilat ai akoma nuk i njeh, dhe
nuk e di se si veprojnë ato gjatë gjumit. Pra, paskemi ligje që janë plotësisht të panjohura, që i përjetojmë gjatë jetës.

Muhammed Muteveli Sharavi – Jeta dhe vdekja

(Visited 39 times, 1 visits today)
Top