Sábado, 16/10/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lexoje – Krimbi i arrës

Lexoje – Krimbi i arrës

Lexoje

Krimbi i arrës..

Krimbi i arrës, e hap një vrimë në lëvoren e saj dhe hyn brenda. Brendësia e arrës ngjason me trurin e njeriut, dhe ajo fillon ta hajë atë.

Deri këtu është gjithëçka normal. Duke ngrënë krimbi trashet dhe i rritet barku.

Pas ngrënjes së tepërt, ngihet, dhe don të dalë, por vrima që kishte hyrë tashmë ishte shumë e vogël.

Më e keqja, arra e shpuar tashmë është tharë dhe forcuar, është e pamundshme vrima të zgjerohet.

Krimbi ndalet dhe mendon, e vetmja zgjidhje për të dalë është humbja e peshës.

Duke vazhduar urinë, kthehet në formën e vjetër, dhe një dit del nga arra.

Por ama kur doli, ishte kryer stina, çka kishte mbetur ishte vetëm një krimb i uritur dhe një arrë e zbrast.

Shumë njerëz të dehur nga prona dhe pasuria i ngjajnë krimbit të arrës.

Por kur esullohen dhe ndalojnë së vrapuari per pasuri, vërejnë se pranverat dhe verat kanë mbaruar.

Çka kanë mbetur janë vetem ‘vjeshtat’ dhe ‘dimrat’ e jetës që ndoshta duhen shumë ilaçe e dieta për t’ju mbijetuar.

Përkthyer nga turqishtja

(Visited 748 times, 1 visits today)
Top