Quarta-feira’, 20/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lexoi këto dy sure, sa herë që flë dhe sa herë që ngrihesh (mëngjes e mbrëmje)



Lexoi këto dy sure, sa herë që flë dhe sa herë që ngrihesh (mëngjes e mbrëmje)

Lexoi këto dy sure, sa herë që flë dhe sa herë që ngrihesh (mëngjes e mbrëmje)

Në një transmetim të Ahmedit thuhet: (Ukbeh thotë): Kur po drejtoja kafshën mbi të cilën kishte hipur Profeti (alejhi selam) në një nga udhëtimet e tij, për një moment ai më tha: O Ukbeh, a nuk po hipën (mbi deve)? Thash: Kam frikë mos quhet mëkat! I Dërguari i Allahut, zbriti dhe unë hipa për një kohë të caktuar, pastaj më tha: O Ukbeh, a ke dëshirë të mësosh dy sure prej më të mirave që mund të lexojnë njerëzit? I thash: Patjetër o i dërguari i Allahut! Ai më lexoi: Kul eudhu bi Rabil felek” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit) dhe “Kul eudhu bi Rabin Nas” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve). Më pas u bë ikameti për namaz, ndërsa i dërguari i Allahut doli dhe lexoi këto dy sure, pastaj kaloi pranë meje dhe më tha: Si mendon o Ukbeh? Lexoi këto dy sure, sa herë që flë dhe sa herë që ngrihesh. [E përcjell Ahmedi 4/144, Ebu Daudi dhe Nesaiu 8/153, shejh Albani ka thënë: Hasen, për më tepër shih Sahih Nesai].





(Visited 3 times, 1 visits today)