Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lexo në Emrin e Zotit tënd!

Lexo në Emrin e Zotit tënd!

12096374_1526073544349573_4461187977286230664_n

Lexo në Emrin e Zotit tënd!” (Alak 1)

“Nëse dëshiron ta ndihmosh dikë, atëherë, dashuroja atij të lexuarit!” – thotë një thënie perëndimore.

Kurse letrari Abas Mahmud thotë: “Nuk lexoj që të shkruaj, e as nuk lexoj për ndonjë interes tjetër, por lexoj, sepse e di që unë e kam vetëm një jetë, e një jetë mua nuk më mjafton dot, kurse leximi më jep mua më shumë se një jetë!”

“Më mësoi jeta se mendja ime do të stopoj atë ditë, që do të spotoj edhe leximi im!” – një i lexueshëm.

“Ai i cili nuk lexon, nuk arrinë që ta sheh jetën të bukur, ndaj, le të jetë gjithmonë një libër i ri përballë shtratit tënd, i cili pret zgjimin tënd për ta lexuar atë!” – Muhammed Ritjan.

“Libri është mësuesi më i mirë, i cili të mëson ty pa shkop, pa fjalë dhe pa hidhërim, pa bukë dhe pa ujë, mrrekullinë e tij, nuk e gjejnë vetëm gjumashët, nëse gabon, ai nuk të qorton, e nëse shfaq injorancën tënde, teksa i absorvon informatat prej tij, ai nuk të tall!” – një thënie anonime.

“Leximi është mënyrë, nëpërmjet së cilës ti del me imagjinatën tënde, jashtë vendit dhe kohës!” – Mustafa Mahmud.

“Në libër hyn i vogël, kurse del prej tij i madh!” – një thënie anonime.

“Kushedi se sa mund të kenë arritur angazhimet e tua, përsëri patjetër e ke të gjeshë kohë për të lexuar, përndryshe, ia nënshtrove veten injorancës!” – Konfuçio.

“Leximi e zgjatë jetën!” – Abas Mahmud Akad.

“Kur të fillosh të lexosh, do të përfundosh i Lirë deri në pafundësi!” – Frederick Dougllass.

“Njeriu i cili nuk lexon, nuk ka asnjë dallim nga njeriu i cili nuk di fare të lexoj!” – Ibrahim El-Fekij.

“Gjithmonë kam imagjinuar se Parajsa duhet të jetë një lloj biblioteke!” – Jorge Luis Borges

(Visited 43 times, 1 visits today)
Top