Quinta-feira, 25/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Leximi i Kuranit



Leximi i Kuranit

Leximi i Kuranit

Leximi i Kuranit me meditim dhe analizë është prej shkaqeve më të mëdhaja në largimin e mërzive, brengës dhe ngushticës. Leximi i Kuranit trashëgon qetësinë e zemrës dhe zgjerimin e gjoksit.

ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَطۡمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكۡرِ ٱللَّهِۗ أَلَا بِذِكۡرِ ٱللَّهِ تَطۡمَئِنُّ ٱلۡقُلُوبُ ٢٨

“Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen”. (Er-Rad: 28).

Imam Ibën Kethiri -rahimehullah- thotë:

“Domethënë i kaplon mirësia dhe mbështeten në Allahun, qetësohen kur përmendet Ai dhe është dakord që ta ketë Allahun mik dhe ndihmës. Andaj Allahu -subhanehu ue teala- tha: “duke e përmendur Allahun qetësohen zemrat”. Domethënë këto zemra e meritojnë këtë gjë”.

Të pastë Allahu në Kujdesin e Tij, shtoje leximin e Kuranit gjatë natës dhe ditës, lute Allahun që ky lexim i yti të jetë shkak i zgjerimit të gjoksit, sepse nëse njeriu i drejtohet Zotit të vet me vërtetësi Allahu ia hap dyert e bereqeteve të Tija:





يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَتۡكُم مَّوۡعِظَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡ وَشِفَآءٞ لِّمَا فِي ٱلصُّدُورِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ ٥٧

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kurani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”. (Junus: 57).

وَنُنَزِّلُ مِنَ ٱلۡقُرۡءَانِ مَا هُوَ شِفَآءٞ وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ وَلَا يَزِيدُ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا خَسَارٗا ٨٢

“Ne të shpallim Kuranin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim”. (El-Isra: 82).

(Visited 5 times, 1 visits today)




Top