Segunda-feira, 1/3/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LERE NJE DERE TE HAPUR

LERE NJE DERE TE HAPUR
LERE NJE DERE TE HAPUR

Imam Ahmed ibn Hanbeli na tregon se nje dite e kishte pare nje hajn qe vjedhte ne rruge. Pastaj te njejtin hajn e kishte pare ne xhami duke e fale namazin.

I thote Imam Ahmedi: “Nuk mundesh keshtu te sillesh me Allahun, edhe hajn edhe ne xhami, si do ta pranon Allahu namazin tend? ” Hajni i tha: “O Imam,mes meje dhe Allahut kam shume dyer te mbyllura, e bile se paku po e le nje dere te hapur mes meje dhe Atij (namazin).”

Pas disa muaje shkon Imam Ahmedi ne haxh dhe tregon se e kishte pare nje person prane qabes duke bere dua ” Jam penduar, me meshiro o Allah, nuk do te jem me i padegjueshem! ”
Shiqova kush ishte ky njeri qe lutej dhe e pash ate hajnin qe i vidhte njerezit ne rruge, thashe ” E kishte lene nje dere te hapur me Zotin, e Zoti i tij ia hapi te gjitha”

Prandaj ti vella dhe moter e ime, mos i mbylle te gjitha dyerte me Allahun, edhe nese je mekatar i madhe qe bene mekate te medhaja lere se paku nje dere te hapur me Allahun ! Ndoshta ajo dere ti hap dyert tjera .Mos e lere pa fale NAMAZIN !

 

(Visited 85 times, 1 visits today)
Top