Terça-feira, 20/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lëngu Energji Shtues

Lëngu Energji Shtues

Lëngu Energji Shtues
Kjo recet lëngu është i ëmbël dhe ka gjithçka nga pak. Së pari ka ananasin që është i pasur me vitamin C për të mbajtur sistemin imunitar dhe lëkurën tuaj në top form. Plus, ananasi njihet mirë për aftësin e tij në zvogëlimin e fryerjes pasi që përmban enzim të fuqishme të njohur si bromelain që ndihmon tretjen. Edhe mentoli është diçka që do përdorim në këtë recetë përveç tjerash për ti dhënë shije freskuese dhe përmirësuar tretjen. Mentol është i pasur në përbërës që zvogëlojnë stresin, fryerjen, mostretjen dhe zvogëlon dëshirën për të ngrënë. Molla këtu shtohet për të rritur sasin e Vitamines C dhe përbërësit tjerë antioksidues, e pse jo edhe për ti shtuar shije lëngut. Dhe mos të harrojmë karotat! Karotat, ashtu si veç tani e dini, janë përbërësit më të fuqishëm për shtrydhje. Nëse vuan nga nivele të ulëta të sheqerit në gjak atëherë rekomandojmë të shtoni më shumë karota se sa ananas dhe mollë në këtë recetë, apo të shtosh perime të gjelbra tjera si spanaqi apo lakër jeshile. Edhe selino është një perim tjetër shumë i mirë që mund ti shtosh këtij lëngu për të balancuar shijen. Sidoqoftë, ky lëngë do shtoj nivelet e energjisë tek ti shumë më shumë se një filxhan kafe!

Përbërësit:

1/2 (gjysëm) ananasi
3-4 flet mentol
1 mollë
4 karota të mëdha

 

(Visited 39 times, 1 visits today)
Top