Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Sytë tanë, në veçanti, janë më të ndjeshëm ndaj mënyrës tonë të jetesës dhe faktorëve mjedisorë, sesa ndonjë organ tjetër. Këta faktorë, jo vetëm që mund të shpejtojnë procesin e plakjes dhe të shkaktojnë sëmundje të syrit si rrjedhojë e plakjes, por munden që syve t’ua humbasin shkëlqimin e tyre dhe të duken të kuq […]
Sytë tanë, në veçanti, janë më të ndjeshëm ndaj mënyrës tonë të jetesës dhe faktorëve mjedisorë, sesa ndonjë organ tjetër. Këta faktorë, jo vetëm që mund të shpejtojnë procesin e plakjes dhe të shkaktojnë sëmundje të syrit si rrjedhojë e plakjes, por munden që syve t’ua humbasin shkëlqimin e tyre dhe të duken të kuq […]
Lëndë të rëndësishme ushqyese për sy të shëndetshëm

Sytë tanë, në veçanti, janë më të ndjeshëm ndaj mënyrës tonë të jetesës dhe faktorëve mjedisorë, sesa ndonjë organ tjetër. Këta faktorë, jo vetëm që mund të shpejtojnë procesin e plakjes dhe të shkaktojnë sëmundje të syrit si rrjedhojë e plakjes, por munden që syve t’ua humbasin shkëlqimin e tyre dhe të duken të kuq e të përlotur e, edhe pamja mund të turbullohet.
Megjithatë, ka zgjedhje ushqyese që mund të bëni, për t’i mbajtur sytë sa më të shëndetshëm të jetë e mundur. Ja disa lëndë ushqyese kyçe, vitale për sy të shëndetshëm.
Karotenoidet
Karotenoidet janë fitopërbërës (përbërës të ndërtimit të bimëve) që kanë antioksidantë të fuqishëm, thelbësorë për shëndetin e syrit. Janë përbërësit që gjenden në ushqime me ngjyrat e tyre të gjalla, të tilla si: të kuqët e panxharit, të portokallët e ndritshëm të karrotës dhe të specit të turshive.
Gjenden në përqendrime të larta në pëlhurën e syrit dhe veprojnë si antioksidantë, duke neutralizuar dëme të lira rrënjësore dhe duke vepruar si filtra, që mbrojnë sytë nga efektet e dëmshme të diellit.
Karotenoidet janë formë e vitaminës A dhe gjenden në perimet me gjethe të gjelbërta, në kivi, në portokaj të kuq dhe në pemë e perime të verdha.
Vitamina A është e tretshme në yndyrë dhe, studimet kanë zbuluar se trupi nuk mund t’i shndërrojë karotenet në vitaminë A, pa praninë e yndyrës në dietë. Prandaj, është e domosdoshme që gjatë dietës të përfshihen yndyrna dhe vajra së bashku me ushqimet burimore të karotenoideve, që të sigurohemi që trupi të merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese dhe që të jetë në gjendje për ta përvetësuar atë.
Karoteni Beta është një karotenoid i rëndësishëm që gjendet në karrota, kajsi, pjepër dhe në patate të ëmbla. Karotenoidet tjera, të tilla si: karoteni alfa, karoteni gama dhe beta-kriptoksantina, të gjitha ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A retinale. Vitamina A retinale është antioksidanti jetësor në pëlhurën e syrit.
Astaksantina është një karotenoid tjetër thelbësor, i domosdoshëm për shëndetin e syve. Përmbajtja e saj e lartë antioksidante, ndihmon për të parandaluar gjendje si: degjenerim makular, verbim dhe sëmundjen e Alzheimerit.
Salmoni i egër është një burim i shkëlqyer i astaksantinës, e cila është ajo që i jep salmonit të egër atë ngjyrën rozë të gjallë. Këtë karotenoid e përmban gjithashtu edhe salmoni i kultivuar, por në një formë sintetike, e cila është shumë më pak e efektshme dhe përftohet nga petro-kimikatet. Në fakt, salmoni i egër mund të përmbajë deri në 400% më shumë astaksantinë se salmoni i kultivuar, si dhe shkallë më të larta të acideve yndyrore omega-3.
Acidet yndyrore Omega-3
Acidet yndyrore omega-3 zinxhir-gjate, EPA dhe DHA, janë të domosdoshme për pamje dhe funksion të shëndetshëm të syrit. Këto acide yndyrore, të gjetura në peshq të vajshëm si salmoni, skumbri dhe tuna e freskët, ndihmojnë për të mbrojtur formën më të zakonshme të humbjes së shikimit në mesin e njerëzve të moshuar. Përqendrime të larta të acideve yndyrore omega-3, janë gjetur në retinën e syrit dhe hulumtimet tregojnë se kjo lëndë ushqyese është thelbësore për shëndetin e syve.
Antioksidantët tjerë, duke përfshirë edhe vitaminën C dhe E, ndihmojnë për të mbrojtur lentën nga dëmtimet e radikaleve të lira. Flavonoidet që gjenden në manaferrat e errëta kuqe-vjollcë, në pemë e perime, mendohet të jenë veçanërisht mbrojtëse për lentën.
Degjenerimi makular si rrjedhojë e moshës
Degjenerimi makular si rrjedhojë e moshës është një nga sëmundjet më të zakonshme degjenerative të syrit. Makula është e përbërë nga qelizat e kompresuara dendësisht, të cilat na mundësojnë të shohim ngjyra dhe detaje të hollësishme. Kur këto të dëmtohen ose të fillojnë të prishen, të pamurit qendror dobësohet.
Hulumtuesit kanë zbuluar se marrja e ushqimit të pasur antioksidues, është shumë i rëndësishëm në uljen e rrezikut të degjenerimit makular dhe kataraktës (perdes së syrit). Hulumtimet tregojnë se plotësimi i dietës me vitamina C dhe E, karoten beta dhe zink, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular.
Të verdhët e vezës është veçanërisht efektiv, meqë përmban luteinë dhe zeaksantinë, të cilat janë përgjegjëse për pigmentin e verdhë. Këto janë antioksidantët e vetëm që transportohen në mënyrë specifike në makulë.
Luteina gjendet edhe në perime jeshile të errëta, të tilla si brokoli dhe lakra jeshile, por hulumtuesit llogarisin se luteina që gjendet në vezë, mund të jetë 300% më e absorbueshme (thithet më lehtë) sesa luteina që gjendet në burimet bimore.
Përktheu: Driton Xhezairi
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
May 30, 2018 / By M.I Dhikri i mëngjesi – Mundohu ti thuash cdo dite
May 30, 2018 / By M.I Si të largojmë gurët në veshka për vetëm 10 ditë me ndihmën e melit ?
May 30, 2018 / By M.I Meleku i një fëmije
May 30, 2018 / By M.I Mos merrni frymë në enë dhe mos fryeni në të
May 30, 2018 / By M.I Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo
May 30, 2018 / By M.I 8 Ushqimet më të mira për zorrët
May 30, 2018 / By M.I LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE