Quinta-feira, 27/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lënda ushqyese që ju duhet për forcimin e kockave



Lënda ushqyese që ju duhet për forcimin e kockave

Ka dy lëndë ushqyese që janë tepër të rëndësishme për forcimin e kockave: kalciumi dhe vitamina D.

Kalciumi ndihmon në forcimin e strukturës së kockave dhe dhëmbëve ndërsa vitamina D përmirëson absorbimin e kalciumit dhe rritjen e kockave.

Lëndët ushqyese të lartpërmendura janë shumë të rëndësishme për fazat e para të jetës, por mund t’ju ndihmojnë edhe gjatë plakjes.

Për shembull, nëse prekeni nga osteoporoza, që është një sëmundje që karakterizohet nga kocka të ‘brishta’ dhe të ‘dobëta’, marrja mjaftueshëm e kalciumit dhe vitaminës D mund të ndihmojë në ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjes dhe parandalimin e frakturave.

Ka një masë të caktuar kalciumi dhe vitamine D që duhet të merret brenda një dite, ku personat nën 50 vjeç duhet të marrin 1000 ml kalcium në ditë. Nga ana tjetër personat mbi 50 vjeç duhet të marrin 1,200 ml kalcium.

Natyrshëm tek ju mund të lindë pyetja…

Në çfarë mënyre mund të merren këto lëndë ushqyese?





Këto lëndë ushqyese mund t’i merrni me anë të konsumimit të këtyre ushqimeve.

Kosi

Shumë prej jush e marrin vitaminën D nga ekspozimi në diell, megjithatë, edhe disa ushqime të caktuara, si kosi, janë të pasura me këtë vitaminë.

Specifikisht nga një filxhan kos mund të merrni 20% të vitaminës D.

(Visited 36 times, 1 visits today)




Top