Sexta-feira, 21/2/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LEJOHET GOSTIA E DASMËS EDHE PA MISH

LEJOHET GOSTIA E DASMËS EDHE PA MISH

Love Still Life Wide Desktop Background
• LEJOHET GOSTIA E DASMËS EDHE PA MISH • ..(18)

Lejohet që të bëjnë gosti dasme me çfardo udhqimi, edhe nëse në të nuk ka mish, sepse transmetohet se Enesi radijAllahu’anhu kishte thënë: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kishte qëndruar tri netë mes Hajberit dhe Medinës kur ishte martuar me Safijën. Ai i kishte ftuar muslimanët në gostinë e dasmës, ndërsa nuk kishte as buk as mish. Kishte urdhëruar që në rërë të shtrijnë hasrat e lëkurës dhe të njëjtat i shtrinë (në rivajet tjetër thuhet se e kishin bërë një gropë në rërë dhe njerëzitë kishin sjellë dhe këtu i kishin vendosur ato që i kishin.) Disa kishin sjellë hurma, disa djathë, disa tëlyen (dhe kështu njerëzitë ishin ngopur).”
->(Transmeton Buhariu, VIII/387)<- ? Pjesëmarrja materiale e të pasurve në gostinë martesore ? Ata që posedojnë mjete dhe pasuri është mirë të marrin pjesë në përgaditjen e gostisë së dasmës, sepse transmetohet se Enesi radijAllahu'anhu në tregimin rreth martesës së Pejgamberit salallahu alejhi ue selem me Safijën, kishte thënë: "Për rrugëtim, Safijën e kishte përgaditur Ummu Sulejma dhe ajo ia kishte dorëzuar të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem natën, kështu që ai kishte gdhirë si dhëndër. Ai kishte thënë: "Kush ka prej jush diçka, le të sjellë (në rivajetin tjetër: "Kush ka disa furnizime të vlefshme, le të na i sjellë)." Enesi vashdon: "Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e shtriu hasrën e lëkurës dhe njerëzitë vinin duke sjellë djathë, hurma dhe tëlyen dhe prej tyre përgaditën ushqim dhe pinë shiun e grumbulluar në basen). Kjo ishte gostia e dasmës e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem." ->(E përmend Buhariu dhe Muslimi, Ahmedi, III/102, 159. Ai trasmeton rivajet tjetër. Ibënu Sa’di, VIII/122-123, Bejhekiu, VII/259, ky citat është i tij, ndërsa në citatin e Muslimit është shtojca, IV/148.)<- ? Ndalohet thirrja në dasmë vetëm e të pasurve ? Nuk lejohet që në gostinë e martesës të preferohen vetëm të pasurit, duke i injoruar të varfërit, sepse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Gostia më e keqe është ajo gosti në të cilën thirren vetëm të pasurit, kurse injorohen të varfërit. Ajo që nuk i përgjigjet thirrjes, ai ka bërë mekat ndaj Allahut dhe ndaj Pejgamberit të Tij." ->(Transmetojnë Muslimi, IV/154 dhe Bejhekiu, VII/262 prej Ebu Hurejres.)<- ------------------------------------------------------------- Pjesë nga libri: "Kënaqësia bashkëshortore" Autor: Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë ------------------------------------------------------------- Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..

(Visited 31 times, 1 visits today)
Top