Segunda-feira, 16/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Larja e gjymtyrëve nga tri herë gjatë marrjes së abdesit

Larja e gjymtyrëve nga tri herë gjatë marrjes së abdesit

Larja e gjymtyrëve nga tri herë gjatë marrjes së abdesit:

Larja e gjymtyrëve nga tri herë kur njeriu merr abdes është Sunet.  Ai i cili merr abdes i lan duart deri në kyçe tri herë, po ashtu shpëlan gojën dhe hundën tri herë, lan fytyrën, parakrahët dhe këmbët deri në nyje tri herë. Hamrani  tregon se e ka parë Othmanin (r.a.) të kërkojë një enë me ujë (për të marrë abdes). Ai hodhi ujë në duar dhe i lau ato tri herë, pastaj futi dorën e djathtë në enë (mori ujë) dhe e shpëlau gojën tri herë, lau edhe hundët duke tërhequr ujë dhe duke shfryrë pastaj tri herë. Pastaj lau fytyrën tri herë edhe parakrahët bashkë me bërrylat tri herë, pastaj i dha mes’h kokës, pastaj i lau këmbët deri në nyje tri herë dhe pas kësaj tha: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush merr abdes si abdesi që morra unë, pastaj fal 2 reakte namaz, gjatë të cilit përqendrohet e nuk mendon gjëra të tjera, do t’i falen të gjitha gjynahet e mëparshme.”[1]

(Visited 231 times, 1 visits today)