Domingo, 25/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Larja e duarve para dhe pas ngrënjes

Larja e duarve para dhe pas ngrënjes

Larja e duarve para dhe pas ngrënjes

Ushqimi të vendoset në sofër në dysheme, e jo në tavolinë,sepse kështu është modesti. Nga Enesi, r.a transmetohet të ket thënë: “I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam kurrë nuk është parë duke ngrënë në tavolin, dhe as nga pjatat(e vecanta),”
Në sofër uluni me modesti, me këmbë të tërhequra, ne pjesën mollëzore të thembrës,apo me këmbën e djathë te drejtuar, duke hedhur mbi këmben e majtë,ashtu sic hante I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam. Në këte kontest. ai ka thënë. ” Unë nuk ha i mbështetur.Un jam rob i Allahut i cili ha sic ha robi dhe ulet sic ulet robi.”
Deklarimi i Besmeles në fillim të ngrënjes dhe el-hamdulilah (falënderimit) të Allahut pas ngrënjes.
Marrja e ushqimit dhe pijeve me dorë të djathë-me tre gishtërinj të dorës së djathtë të merren kafshore të vogla, duke ngrënë para vetës drejt mesit të enës, ashtu sic Pejgameri, sal-lallahu alejhi ve sel-lem i kishe thënë Omer b. Selemit, r.a : ” Djalosh , thuaje besmelen, ha me dorë të djathë dhe ha para vetës.”
Muslimi transmeton nga Xhabiri, r.a që I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam kishte thënë: ” Kur dikujt nga ju u bie kafshata, le ta largoj të pisten nga ajo, e mandej le ta ha dhe mos t`ia lë shejtanit. Kur të përfundoj me ngrënienm, le t`i lëpij gishtrinjët e vet, sepse nuk e di se në cilën pjesë të ushqimit është bereqeti.”
Rekomandohet ngrënia në shoqeri.
Nuk rekomandohet ngrënia e shpjetë dhe me grykësi
Është e qortuar të pihet ujë pa pushim. Enesi,r.a, transmeton qe I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam , tri herë pushonte kur pinte, jasht enës, mandej thoshte ” Ajo pastaj freskon më mirë,është më e shëndetshme dhe më e shijshme”.

Mbështetja gjatë ngrënies është qortuar
Ndalohet pirja e ujit apo ngrënia e ushqimit që ka qëndruar në enën e pambuluar. Xhabir b Abdullahu, r.a., transmeton se I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam kishte thënë ” Mbuloni enët dhe lidhni me meshintat, sepse është nje natë e gjatë vitit kur përhapen infektime. Pranë cilës do enë të pa mbuluar apo meshintat të palidhur kalon, e infekton.”

Është e ndaluar të fryhet në enë me ushqim të nxehtë
Është e ndaluar ngrënia dhe pirja nga ena e dëmtuar
Ndalohet ngrënia dhe pirja nga ena ku ka ngrënë apo i ka marrë erë qeni
Ndalohet ngrënia dhe pirja nga enët e arta e të argjendta.

(Visited 106 times, 1 visits today)
Top