Quarta-feira’, 20/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Largoni toksinat nga trupi për 48 orë, më lehtë se kurrë



Largoni toksinat nga trupi për 48 orë, më lehtë se kurrë

Nëse trupi juaj duket i sëmurë, i lodhur, lëkura juaj është të thatë ose keni lëkurë të errët nën sytë. Sot do t’ju prezantojmë një plan për dy ditor për të larguar toksinat gjatë fundjavës që do ta mbajë trupin tuaj në gjendje të përsosur. Do të pastrojë tërësisht organet tuaja jetësore (zorrët, mushkëritë, veshkat, mëlçinë dhe limfat).

Ky plan duhet të praktikohet dy herë në vit për 10 ditë radhazi. Rezultatet do t’ju mrekullojnë!
Pini 250 ml ujë të ngrohtë pas zgjimit në mëngjes.

E shtunë
Mëngjesi: 200 ml qumësht bajame ose kos me pak yndyrë, ½ filxhan boronica të freskëta, 250 ml ujë, një filxhan me tërshërë me një lugë çaji fara liri dhe ujë të ngrohtë.
Dreka: 1 fetë pjepër, banane e vogel, sallatë marule me patate dhe vaj ulliri, pak bukë integrale, peshk në zgarë 250 gr, 2 kupa sallatë (perime jeshile, domate, rukola), 250 ml ujë.
Mbasdite: ¼ filxhan fara kungulli, 180 ml kos të thjeshtë, 250 ml ujë
Darka: ½ filxhan perime të ziera (brokoli ose spinaq), 150 gr ton, 2 filxhan sallatë + lëng limoni + vaj ulliri, 250 ml çaj anise ose ujë.

E diel
Konsumoni një gotë me ujë të ngrohtë
Mëngjesi: dardhë, 200 ml kos me pak yndyrë ose qumësht bajame, një filxhan me tërshërë tërshërë me një lugë çaji fara liri.
Dreka: 150 gr turshi, 200 gr gjoks pule, supë perimesh (selino, qepë, karrota, fasule, patate, piper).
Darka: çaj hithër, pak bukë integrale, sallatë me panxhar dhe karrota + lëng limoni mbi të





Burimi: Losingweightdone
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 5 times, 1 visits today)