Quarta-feira’, 22/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

LARGOJË SHKAQET E SHQETËSIMIT NË PJESËN E TRETË TË NATËS



LARGOJË SHKAQET E SHQETËSIMIT NË PJESËN E TRETË TË NATËS

Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:

“Kur robi zgjohet nga gjumi në natën që e ka errësuar horizontin dhe ka brengë të vetme t’i bindet dhe të kënaqë Allahun, atëherë Allahu do t’i largojë të gjitha shkaqet e shqetësimit të tij. Njashtu, Allahu e bën zemrën e tij të lirë për ta dashur vetëm Atë si dhe e bën trupin e tij të lirë për t’i shërbyer vetëm Atij.

Por, nëse një rob i Allahut zgjohet në errësirën e natës dhe e ka brengë vetëm dunjanë, Allahu do t’ia ngarkojë barrët e shqetësimit, hidhërimit dhe vështirësive të saj. Allahu do ta lë të mbështetet në vetveten e tij, do t’ia preokupojë zemrën, do ta privojë nga dashuria për Allahun sepse në zemrën e tij do të ketë dashuri vetëm për krijesat. Allahu nuk do t’ia angazhojë gjuhën në përmendjen e Tij sepse ajo do të angazhohet në përmendjen e krijesave. Trupi tij do të privohet nga bindja, meqë ai do të robërohet nga dëshirat dhe epshet e tij. Dhe ai do të punojë sikurse një kafshë lëvruese në shërbimin e tjerëve. Le ta dinë se të gjithë ata që ia kthejnë shpinën adhurimit të Allahut, do të sprovohen në adhurimin, shërbimin dhe dashurinë për krijesat.”





(Visited 15 times, 1 visits today)




Top